26 Prill 2024

Muhammed Salah zgjidhet futbollisti i javës

Londër, 8 prill - Futbollisti egjiptian i Liverpool-it, Muhammed Salah është zgjedhur futbollisti i javës, pas ndeshjeve të çerekfinales së UEFA Ligës së Kampionëve.

Në anketën në ueb faqen e UEFA-s, futbollisti 25 vjeçar i cili shënoi një gol dhe një asist, në ndeshjen me Manchester City të cilën e fituan 3-0, u zgjodh futbollisti i javës me 57 për qind të votave të fituara.

Ndërsa Cristiano Ronaldo, i cili në ndeshjen me Juventus-in të cilën e fituan 3-0, shënoi dy gola, u zgjodh i dyti me 35 për qind të votave.

James Rodriguez i Bayern Munich 5 për qind, ndërsa Gerard Pique i Barcelonës fitoi 4 për qind të votave. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)