27 Shkurt 2021

Mourinho thotë se Chelsea nuk ka ndryshuar

Milano, 11 shkurt - Jose Mourinho është duke u përgatitur të përballet me ish-klubin e tij Chelsea dhe ish-rivalin e tij të Milanit, Carlo Ancelotti, dhe thotë se blutë janë po thuajse i njëjti ekip të cilin ai e ka lënë.

“Herën e fundit kur isha atje, e përcolla secilin me vëmendje. Madje edhe nxehja para takimit është e njëjtë si në kohën time. Mënyra në të cilën ata mbrohen është e njëjta. Mënyra se si renditen kur ka gjuajtje të lirë është e njëjta. Edhe sistemi i lojës 4-4-2 dhe ndonjëherë 4-3-3 është i njëjti të cilin e kam praktikuar unë”.

“Mendoj se kualiteti i një trajneri të mirë, dhe Ancelotti është trajner i mirë, është të kuptojë lojtarët se në cilin pozicion ndjehen më mirë. Dhe në vend se të bëjë ndryshime të çmendura, duhet shumë pak ta ndryshojë stilin e tashëm, që mjafton për ta ruajtur strukturën fitimtare”, ka thënë Mourinho.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Shkurt 2021

 - Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Kampionatin Individual të Kosovës “Adem Jashari”për Seniorë. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Klubi i Pingpongut “Priping”, nënshkruan kontratë me pingpongistin anglez Chris Doran. (Salla e Pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, ora 14:00)