MKRS nënshkruan memorandum me Federatën e Futbollit të Kosovës
Prishtinë, 3 korrik - Sot, në kabinetin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit , Kujtim Gashi, është nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Federatën e Futbollit të Kosovës.
Sipas këtij memorandumi, FFK-ja do të mbështetet financiarisht me mbi 250 mijë euro nga ana e Ministrisë së Sportit.
Kjo mbështetje financiare bëhet me qëllim të realizimit të objektivave dhe synimeve të Federatës për vitin 2018, përkatësisht për realizimin e politikave programore për avancimin e sportit femërorë, për mjekësinë sportive, për avancimin e sportit cilësor, për zhvillimin e aktiviteteve sportive të karakterit ndërkombëtar brenda dhe jashtë vendit, për zhvillimin e aktiviteteve sportive për minoritetet dhe sportin multietnik, për zhvillimin e aktiviteteve sportive për personat me aftësi të kufizuara, si dhe për zhvillimin e kapaciteteve menaxhuese në kuadër të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Federatave të sportit.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, pas nënshkrimit të me memorandumit me nënkryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, tha se “ky memorandum u nënshkrua sot në pajtim me dispozitat e Ligjit për Sport dhe akteve tjera nënligjore të përcaktuara nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”.
Ministri Gashi po ashtu theksoi: “Kjo mbështetje financiare për Federatën e Futbollit bëhet me qëllim që Federata të ketë mundësi të realizojë programin e saj për vitin 2018. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të vazhdojë në mbështetjen financiare të sportit dhe Federatave në vend, sepse duke mbështetur financiarisht federatat dhe sportistët, po realizohen politikat programore për sportin”.
Ndërkaq nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, u shpreh i kënaqur për nënshkrimin e këtij memorandumi. Ai falënderoi ministrin dhe e përgëzoi për punën që po bën në mbështetje të sportit në vend.
Ngjarjet e datës 20 shkurt 2019
- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit organizon konferencën 'Zëri i Popullit rreth 'Finales së Madhe' ndërmjet Kosovës dhe Serbise'. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:30)
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:30)
- Kryeshefja ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e zyrtarit policor si dhe për raportin vjetor të vitit 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)
- Forumi i Gruas së Lidhje Demokratike të Kosovës organizon tryezë diskutimi me temën “Ligji (s) na mbron”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
- Punëtorët teknik të kompanisë “Beni” që kryejnë shërbime në Konviketet e Qendrës Studentore të Prishtinës do të protestojnë për kthimin nën menaxhimin e Qendrës Studentore (Para drejtorisë së Qendrës Studentore, ora 11:00) .
- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media. (Objekti i vjetër të Komunës, ora 11:00)
nën organizimin e Grupit të Grave Deputete, mbahet tryeza “Institucionet dhe mekanizmat ekzistues në përgjigje të dhunës në familje”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 30, ora 11:00)
- Presidenti Thaçi do të marrë pjesë në ngjarjen "Women in Energy Scholarship Program", organizuar nga MCC. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë dhe Sportit, ora 13:00)
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në manifestimin e 30-vjetorit të Grevave të Minatorëve. (Miniera Stan Tërg në Mitrovicë, ora 14:00)