19 Mars 2024

Ministrja Dumoshi nënshkroi memorandume me nëntë federata

Prishtinë, 7 prill - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka nënshkruar sot memorandume bashkëpunimi me nëntë federata, konkretisht me Federatën e Atletikës së Kosovës, Federatën e Boksit, Federatën e Karatesë, Federatën e Mundjes, Federatën e Notit, Federatën e Ping Pongut, Federatën e Sportit Shkollor, Federatën e Tenisit dhe Federatën e Xhudos të Kosovës.

Në emër të MKRS-së, memorandumet janë nënshkruar nga ministrja Vlora Dumoshi, ndërkaq në emër të federatave sportive memorandumet janë nënshkruar nga kryetarët e federatave përkatëse.

Qëllimi i memorandumeve është mbështetja financiare e federatave respektive në realizimin e objektivave dhe synimeve që ato kanë planifikuar për këtë vit. Përkrahja bëhet në bazë të rregullores për kategorizim dhe në bazë të vendimit të ministres Dumoshi për caktimin e vlerës së pikëve.

Me këtë rast, ministrja i njoftoi kryetarët e federatave se menjëherë pas nënshkrimit do të ndërmerren hapat e procedurat për transferimin e mjeteve financiare në xhirollogaritë e federatave për çerekun e parë të vitit, ashtu që federatat ta kenë më të lehtë ta përballojnë situatën e vështirë nëpër të cilën po kalojmë.

“Përmes memorandumeve që i nënshkruam sot me nëntë federata po vazhdojmë të tregojmë se institucion i gjendemi afër federatave dhe sportit në përgjithësi. Dje kemi nënshkruar pesë memorandume, dhe do të vazhdojmë edhe nesër të shkruajmë memorandumet me federatat tjera”, paralajmëroi ministrja duke sqaruar se në këtë kohë pandemie secila organizatë sportive ka nevojë për përkrahje.

Ministrja i informoi kryetarët e federatave se sporti do të përkrahet edhe nga fondi emergjent i ndarë për MKRS-në.

Ajo uroi që kjo situatë e vështirë që po kalojmë të gjithë që të kalojë sa më shpejtë dhe porositi kryetarët e federatave dhe përmes tyre sportistët që të tregohen të kujdesshëm për shëndetin e tyre, por edhe vazhdimisht të përgatiten e të ushtrojnë sa të kenë mundësi pa i rrezikuar të tjerët dhe pa e rrezikuar as veten.

Ndërkaq, kryetarët e federatave e falënderuan ministren Dumoshi dhe u shprehën se do të vazhdojnë të angazhohen dhe të jenë të gatshëm që me kalimin e pandemisë t’i kthehen edhe më fuqishëm garave dhe sukseseve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)