24 Mars 2019

Mbahet “Vrapimi i Qytetit Gjilani 2018” në shënim të pranverës studentore

Gjilan, 11 mars - Komuna e Gjilanit, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, në bashkëpunim me Federatën e Atletikës së Kosovës dhe Shoqatën e Pedagogëve të Sportit Shkollor, në kuadër të shënimit të pranverës studentore të vitit 1981, sot rganizon vrapimin e qytetit “Gjilani 2018”.

Vrapimi i qytetit “Gjilani 2018”, është një manifestim ndërkombëtar në atletikë dhe tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen atletë dhe grupe të shumta, nga qytete të ndryshme të Kosovës edhe nga shtetet e rajonit e më gjerë.

Kjo ngjarje ka edhe mbështetjen edhe nga ekipet emergjente të Policisë së Kosovës dhe të shëndetësisë të cilat do të asistojnë në ruajtjen e rendit dhe të shëndetit të garuesve gjatë gjithë stazës së vrapimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 mars 2019

- Kryeministri Ramush Haradinaj në kuadër të manifestimit qendror “Epopeja e Dukagjinit”, bënë homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan. (Gllogjan, ora 10:00)

- Në 20 vjetorin e rënies së atdhetarëve Prof. Latif Berisha dhe Agim Hajrizi, Kryesia e LDK-së bashkë me Kryetarin e Degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi dhe struktura të degës, bëjnë homazhe te varri i Prof. Latif Berisha. (Fshati Smrekonic, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në manifestimin shtetëror “Epopeja e UÇK-së në Dukagjin”. (Gllogjan, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në tubimin qendror në përkujtim të Betejës së Gllogjanit dhe të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri. (Gllogjan, ora 12:00)