13 Nëntor 2019

Lidhja e Prizrenit kampion i ligës së juniorëve per vitin 2019

Prishtinë, 20 tetor - Më shkollën fillore Tefik Çanga në Ferizaj u zhvilluan ndeshjet e ligës së juniorëve e ekipi i Lidhjes së Prizrenit pa asnjë humbje, ata pa vështirësi i fituan të dy ndeshjet ndaj klubeve nga Vushtrria, e kështu u shpall kampion ekipor për vitin e 3 radhazi, e për sivjet fituan titullin e parë nga 3 tituj që i kanë synim (liga e juniorëve, Liga U21 dhe Superliga).

Dje po ashtu u zhvilluan edhe xhirot e radhës në ligën e femrave, Ahmet Hoxha fitoi derbin ndaj Vushtrris për të marrë vendin e parë në tabelë me një ndeshje më shumë se dy vendet pasuese, e në xhirot e fundit do të mundohen që të fitojnë ndaj Prishtinës për të zënë vendin e dytë, që do ja lehtësonte punët Dritës të shpallet kampion edhe me humbje eventuale nga Prishtina, në anën tjetër Prishtinës i duhet të shënojnë dy fitore për tu shpallur kampion për vitin 2019. 

Sot, në Pallatin e rinisë në Prishtinë, u zhvilluan xhirot e radhës në superligën e meshkujve, u zhvilluan ndeshje shumë interesante, posaçërisht ndeshje për mbetje në superligë ndërmjet Vushtrrisë dhe Sharrit, të cilën kësaj radhe e fituan Sharri me rezultat identik 4:1 që pat fituar Vushttria në sezonin Pranveror, e pas krahasimit me ndeshjet e sezonit pranveror doli që edhe setat ishin të ngjashëm, e vetëm pas numrimit të poenëve doli që Sharri ka + 5 poenë më shumë, andaj nëse edhe në xhiron e fundit të dy klubet do të kenë fitore të njëjta, nga superliga largohet klubi nga Vushtrria.

Derbi ndërmjet Ahmet Hoxhës dhe Prishtinës e fitoi klubi nga Ferizaj me rezultat 4:2. Lidhja e Prizrenit me dy fitoret që shënoi sot siguroi titullin e kampionit, ka mbetur të zhvillohet edhe xhiro e fundit për të kuptuar a do e fiton edhe titullin e seniorve pa asnjë humbje. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 nëntor 2019

- Save the Children në bashkëpunim me Minstrinë e Arsimit dhe Institutin Pedagogjik organizojnë konferencën ndërkombëtare ‘Fuqizimi i Kujdesit, Zhvillimit dhe Edukimit në Fëmijërinë e Hershme’ që ka për qëllim të ofrojë mundësi për hartuesit e politikave, ofruesit e shërbimeve, përfaqësuesit nga akademia dhe akterë të tjerë, për t’u informuar dhe ndarë praktikat më të mira mbi rëndësinë e investimeve në kujdesin dhe zhvillimin e fëmijërisë së hershme. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit lidhur me dy projekte të mëdha të Ministrisë së Infrastrukturës siç janë, rehabilitimi i rrugës Prishtinë - Pejë dhe Prishtinë - Mitrovicë ku edhe do të bëhet edhe publikimi i hulumtimit mbi arsyet e vonesave në punime në këto dy rrugë, i titulluar “Rrugë pa fund”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Organizata "Voice of Roma, Ashkali and Egyptians" VoRAE organizon Festivalin Multikulturorë i pari i këtij lloji në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Roli i vendimeve të Gjykatës Supreme në luftën kundër krimit dhe korrupsionit: Një thirrje për disiplinim të gjyqtarëve që marrin vendime të kundërligjshme”. (Qendra e konferencave Orion, ora 10:30)

- Në kuadër të fushatës “Jo drogë tek të rinjtë”, Task Forca Anti Drogë tek të rinjtë dhe siguri në Shkolla do të organizoj pritje për student, ku do të shfaqin prezantimet me njohurit e tyre lidhur me narkotikët, si dhe do të bashkëbisedojnë me Shefin e Task Forcës Anti Drogë. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 11:00) 

- Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prizrenti, Visar Shehu, do të mbajë konferencë për shtyp për ta njoftuar opinionin publik me më të rejat nga fusha e shëndetësisë. (Zyret e Shërbimit Urgjent, rruga Tirana në Prizren, ora 11:00)

- Ambasada e Francës në Kosovë mban konferencë për media në të cilën do të prezantojë edicionin e 19 - të Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë i cili organizohet në bashkëpunim me përfaqësitë diplomatike të Zvicrës, Belgjikës dhe Luksemburgut, Aleancën Franceze, Ministrinë e Punëve të Jashtme, si dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës. (Salla e konferencave në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ora 12:00)

- Teatri i Qytetit te Mitrovicës "Muharrem Qena" shfaq premierën teatrore “Kur treni vonohet”, me autor Osman Goranci dhe me regji të Artan Tmavës. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, ora 19:00)