19 Janar 2019

Kthimi i karateistëve nga Serbia shkelje flagrante e Konventave Ndërkombëtare

Prishtinë, 9 maj - Kryeministrit të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar për kthimin e karateistëve kosovarë nga autoritetet serbe në Merdare.

"Ndalimi i Kombëtares së Kosovës për të marrë pjesë në Kampionatin Europian të Karatesë në Novi Sad, kryeqytetin e Vojvodinës, është akt i papranueshëm, i papresedan dhe i tmerrshëm, për shekullin 21 të kontekstit të integrimeve europiane dhe nuk i kontribuon normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve", theksoi Haradinaj.

Kthimi nga Merdarja në shtëpi i karateistëve tanë duke mos i lejuar që të garojnë në një event sportiv sipas tij është shkelje flagrante e të gjitha Konventave Ndërkombëtare për lëvizje të lirë dhe diskriminim në baza entike.

Autoritetet serbe janë njoftuar më tre maj për këtë udhëtim dhe pretendimi se ato nuk janë informuar më kohë sipas Haradinajt është i paqëndrueshëm.

Po ashtu, Zyra  Ndërlidhëse e Kosovës i ka njoftuar autoritetet e Serbisë për udhëtimin e sportistëve tanë për në Novi Sad.

Haradinaj ka thënë se marrëveshja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për paralajmërimin e vizitave 48 orë përpara ka të bëjë me zyrtarët shtetëror, përkatësisht me politikanët e rangut të lartë, por jo edhe me sportistët.

Por edhe sipas kësaj Marrëveshjeje, Serbia është dashur të reagojë pas 24 orëve nëse është kundër vizitës, por këtë nuk e ka bërë.

"Këtë akt ndalese të shtetit serb, të dytin më radhë, brenda një kohe të shkurtë, e konsiderojmë të papresedan dhe veprim që sinjalizon se Serbia po qëndron në politikat nacionaliste të konfliktit dhe refuzimit, në vend të bashkëpunimit dhe frymës së vlerave të përbashkëta europiane", ka theksuar në fund ai.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 janar 2019

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 8:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim 120 studentë nga Vjena dhe Venediku nga programi i studimeve  “Europian  Master in Human Rights and Democratisation”. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, Nevruz Kaptelli me bashkëpunëtoret e tij vizitojnë Sindikatën e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës të cilët së bashku me Këshillin Grevistë Qendror do t'i vizitojnë grevistët e shkollës fillore “Dardania”. (Shkolla fillore Dardania, ora 10:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë mban konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, Nevruz Kaptelli me bashkëpunëtoret e tij vizitojnë Sindikatën e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës të cilët së bashku me Këshillin Grevistë Qendror do t'i vizitojnë grevistët çerdhes “Gëzimi Ynë”. (Objekti i çerdhes “Gëzimi Ynë” në Prishtinë, ora 11:00)

- Drejtori i Klinikës Emergjente, dr. Basri Lenjani, do të mbajë konferencë për medie. Në konferencë do të jepet qëndrimi zyrtar në lidhje me videon që ka qarkulluar në medie, për kinse mos ofrimin e shërbimeve shëndetësore ndaj një qytetari. (Klinika Emergjente, ora 13:00)