26 Prill 2024

Kosova merr pjese në Kampionatin Evropian të pingpongut

Prishtinë, 13 shtator - Në Luksemburg nga 13-17 shtator mbahet Kampionati Evropian Ekipor në pingpong në të cilin do te marrin pjese 42 shtete në konkurrencën e meshkujve dhe 38 shtete në konkurrencën e femrave. Kosova do të paraqitet vetëm në Konkurrencën e meshkujve.

Garat do te zhvillohen në tri divizione,  “Divizionin e Kampionëve” (“Championship Division”) ku do të garojnë 16 shtetet e para. Pastaj “Divizioni Sfidues” (“Challange Division”) që do të garojnë shtetet e radhitura prej pozitës 17 deri në 32. Si dhe “Divizioni Standard” (“Standard Divizion”) ku do të marrin pjesë 10 shtete.

Kosova do të garoj në Divizionin standard në grupin J së bashku me Skocinë, Welsin, Bosnjen e Hercegovinen dhe Maqedonine.
 
Reprezentacioni i Kosovës që do të udhëhiqet nga Selektori Besart Domaniku përbehet nga: Baton Çitaku, Kreshnik Mahmuti dhe Ylli Dragidella.

Ne përbërje te delegacionit te ftuar nga organizatori do te jene edhe dy gjyqtaret me te mire ndërkombëtar kosovar, Jeton Beqiri dhe Abedin Bahtiri, ndërsa delegacionit do ti prijnë Nehat Çitaku, Kryetar i FPPK-se që do te jetë delegat në Kongresin e ETTU-se që do mbahet me 16 shtator 2017.

Ky kampionat përveç tjerash do te jete kualifikues për Kampionatin Botërorë që në vitin 2018 është paraparë të mbahet në Halmstad të Suedisë.

Nga 15 deri 17 shtator ndeshjet do të transmetohen në Eurosport 1 dhe 2, si dhe në ETTU TV që nga dita e parë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)