10 Gusht 2022

Komuna e Rahovecit shpall sportistët më të mirë të vitit

Rahovec, 30 dhjetor - Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit është bërë shpallja e sportistëve më të mirë për vitin 2021 të komunës së Rahovecit. Vlerësimi i sportistëve është bërë nga komisioni profesional i formuar nga kryetari i Komunës, Smajl Latifi.

Shpërblimet e para iu takuan hendbollistëve të Klubit të Hendbollit “Rahoveci”, Besmir Kusari me trajnerin Leonard Cula, si dhe punëtorit sportiv të këtij klubi Afrim Deliu, i cili u cilësua si më i miri për vitin 2021.

Nga komisioni i formuar nga kryetari i komunës, Smajl Latifi janë vlerësuan edhe shahistët e rinj Alaudin Shtavica e Elma Sharku, si dhe mjeshtri i shahut Sabahudin Kollari. Po ashtu, u shpërblyen edhe futbollistët më të mirë, ndërsa trajneri i vitit u vlerësua ai i KF Rahoveci, Senad Alirifa.

Më i miri për vitin 2021 u vlerësua Visar Ejupi, basketbollist i ri i KB Rahoveci, i cili në turneun e FIBA European Challanger në Tiranë, u shpall si lojtari më i vlerësuar (MVP), pasi që kontribuoi që Kosova ta fitojë këtë turne dhe të shpallet kampion për moshat U18. Visarin, si basketbollist me perspektivë dhe modest, e pret një e ardhme e ndritur nëse do të vazhdojë të punojë dhe të kontribuojë në sukseset e KB Rahoveci.

“Pata kënaqësinë që t’ia jap një mirënjohje për kontribut në atletikë vrapuesit të pasionuar Erzen Zyberaj, i cili e promovon Kosovën dhe Rahovecin në çdo garë ku ai merr pjesë. Me mirënjohje janë shpërblyer edhe sportistët; Admir Mullabazi, Edmond Cana, Hysen Zllanoga, Sadedin Cena, Odesa Muharremi, Arsim Kastrati, Haxhi Sada, Hadis Durguti, si dhe gazetari i sportit Shaip Shala.

Mirënjohje janë ndarë edhe për klubet, shoqatat sportive dhe individët që merren me sport në komunën e Rahovecit.  Kërkova nga sportistët që të vazhdojnë të japin kontributin e tyre në disiplinat ku garojnë, ndërsa Komuna do të përpiqet t’u qëndrojë pranë me infrastrukturë më të mirë sportive dhe me mbështetje konkrete materiale e financiare.

Sporti është ambasador i mirë dhe një mundësi më shumë për ta njohur Kosovën botërisht, prandaj sukseset e sportitëve tanë janë edhe suksese të Kosovës”, ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 gusht 2022

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00) 

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit SHAL 57. (Hoteli Grand, ora 12:30)