04 Qershor 2020

Komuna e Prizrenit pritet të pezulloj financimin e klubit të futbollit "KF Liria"

Prizren, 18 qershor - Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se sot do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, e thirrur nga kryesuesi i Kuvendit, Artan Abrashi.

Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë me pikën e vetme të rendit të ditës në lidhje me kërkesën për pezullim të financimit të klubit të futbollit "KF Liria".

Po ashtu Kuvendi pritet te bej edhe formimin e një komisioni prej 5-7 anëtarëve nga ana e Kuvendit, derisa të merret një vendim i ri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Qershor 2020

- Mbahet ceremonia e marrjes së detyrës nga Kryeministri i zgjedhur, Avdullah Hoti. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)
   
- Kompanitë e auto-shkollave protestojnë për rifillimin e punës. (Para Ministrise se Infrastruktures, ish-pallati i Rilindjes, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi publikon raportin “Dështimi i gjykatave në mbushjen e Programit për Kompensimin e Viktimave të Krimit”. (Hotel “Sirius”, ora 10:30)
   
-  Mbahet seancë e Kuvendit në të cilën pritet të formohet Komisioni Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Lakrishte. (Lagja Lakrishte në Prishtinë, ora 11:00)

- Këshilli iniciues i punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës organizon protestë para mensës së Termocentralit Kosova B. (Termocentrali Kosova B, Obiliq, ora 12:00)