10 Prill 2021

KOK-u do të ketë mbështetjen e plotë të MKRS-së

Prishtinë, 26 mars - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, priti në takim drejtuesit e ri të Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi - kryetar dhe dy nënkryetarët, Eugen Saraçini dhe Gazmend Maxhuni.

Ministri Çeku i uroi drejtuesit e KOK-ut për marrjen e detyrës për një cikël të ri olimpik 4 vjeçar. Ministri tha se ministria do t’i qëndrojë prapa KOK-ut dhe organizatave sportive.

“Sportistët dhe organizatat sportive janë ato që do t’i paraprijnë proceseve kurse ne si ministri do të jemi në mbështetje dhe si lehtësues në avancimin e mëtejmë të sportit”, tha ndër të tjera ministri Çeku, duke ofruar gatishmërinë e plotë të përkrahjes së MKRS-së për KOK-un dhe organizatat sportive.

Ndërkaq, kryetari i ri i KOK-ut, Ismet Krasniqi, e uroi ministrin për detyrën e re. Ai tha se deri më tani kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë me ministrinë. “Synimi i ynë është që të arrijmë suksese edhe më të mëdha në sport, sidomos në prezantimin e Kosovës jashtë vendit”, tha Krasniqi.

Ministri Çeku e kryetari Krasniqi vlerësuan se synimi i përbashkët për avancimin e sportit dhe arritjen e sukseseve të reja do të bëhet përmes një koordinimi të ngushtë dhe një bashkëpunimi e komunikimi dy palësh, organizatave sportive si prijatar të proceseve dhe MKRS-së si mbështetës e lehtësues.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 Prill 2021

- Ervehe Gashi, Prokurore e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren mban konferencë për media, në të cilën do ta shpalosi të vërtetën, mbi gjithë manipulimrt e transmetuar ne emisionin “KallxoPërnime”.   (Hotel Sirius, ora 11:00)  

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë për medie me temë: “Disa nga veprimet më urgjente për Qeverinë Kurti II”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga AAK-ja, Shemsedin Dreshaj, mban konferencë për medie, me temën: “Menaxhimi i pandemisë dhe vaksinat”. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 12:00)