04 Korrik 2020

KFOR dorëzon pajisje futbolli të klubit AC Milano skuadrave juniore të Kosovës

Pejë, 25 nëntor - Pesëdhjetë fanella zyrtare dhe rroba sportive të AC Milan u dorëzuan në disa ekipe të futbollit të të rinjëve të Kosovës perëndimore nga Ushtarët italianë të Komandës Rajonale të KFOR-it Perëndim, njësia shumëkombëshe e NATO-s me seli në Pejë.

Klubi italian i futbollit me famë botërore dhuroi set të pasur pajisjesh pas ndeshjes miqësore të luajtur në Kosovë verën e kaluar midis AC Milan dhe Feronikelit, një ekip i madh vendor.

Koloneli Daniele PISANI falënderoi klubin italian për iniciativën që do të përmirësojë projektin e zbatuar nga Komanda Rajonale Përndim në mbështetje të dyqind lojtarëve të rinj të futbollit kosovar, të quajtur “Jeta ime në duart tuaja” (My life in Your hands) dhe cili synoi të mësojë procedurat e ndihmës së parë të aplikuara në sport.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Korrik 2020

- Shoqata "Miqtë e Amerikës", do të organizojë aktivitet në nderim të 4 korrikut - Dita e Pavarësisë së SHBA ku aktiviteti fillon me pastrimin e sheshit Bill Clinton nga zjarrfikësat e Prishtinës. (Sheshit Bill Clinton, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi do të bëjë shenjëzimin e shtigjeve të biçikletave në hyrje të Fushë-Kosovës, te rrethi i kazermës “Adem Jashari”, bashkë me grupin e çiklistëve “Marakli t’biçikletave”. (Parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 10:00)

- Në nderim të 4 korrikut - Dita e Pavarësisë së SHBA pjestarët e Qendrës së Mjekësisë Urgjente të Prishtinë do ta ngrisin flamurin. (Sheshi Bill Clinton, ora 11:00)
 
- Kryeministri merr pjesë në fillmin e fushatë së korrje shirjeve në Kosovë. (Zona Industriale në fshatin Shirokë, Komuna e Suharekës, ora 14:00)