04 Mars 2021

Ibrahimoviç vazhdon qëndrimin në Milan

Milan, 28 gusht - Zllatan Ibrahimoviç ka arritur marrëveshje me Milanin dhe do të nënshkruajë kontratë një vjeçare në vlerë prej 7 milionë euro.

Suedezi nuk u paraqit në kampin stërvitës Milanello kur pjesa tjetër e ekipit filloi përgatitjet për sezonin 2020/21, duke pritur që të arrijë marrëveshje finale me “rosonjerët”.

Megjithatë, Sky Sport Italia raporton se sulmuesi suedez 38-vjeçar dakordoi kontratën pa kurrfarë bonusesh, por me rrogë fikse prej 7 milionë euro dhe se menjëherë do t’i bashkangjitet ekipit.

Ibrahimoviç ka ndikim të fuqishëm nga kthimi në Milan në muajin janar ndërsa drejtori teknik Paolo Maldini tashmë publikisht konfirmoi se prioriteti i tij është mbajtja e suedezit.

Ibrahimoviç që nga kthimi shënoi 10 gola në 18 ndeshje në Seria A dhe ndihmoi klubin që të realizojë një seri prej 13 ndeshjeve pa disfatë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Mars 2021

 - Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti takohet me përfaqësuesit e bankave. (Ndërtesa e BQK-së, ora 10:00 - mediat mund te marrin pamje)

- Oda e Mjekëve të Kosovës ndan mirënjohje për mjekët në pension dhe për institucionet shëndetësore që kanë kontribuar në luftën kundër Covid-19. (Amfiteatri i Telemjekësisë në QKUK, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat u mbajtën më 14 shkurt 2021. (selia e KQZ-se, ora 11:00) 

- Me rastin e ndarjes nga jeta të Enver Krasniqi, Prokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, sistemi prokurorial organizon mbledhje komemorative. (Amfiteatri i ndërtesës të ish-Rilindjes, ora 11:00)

- Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti takohet me shoqatat e bizneseve. (Ndërtesa e BQK-së, ora 14:00 - mediat mund te marrin pamje)

- Dogana e Kosovës organizon konferencë për shtyp ku do të paraqiten rezultatet e doganës gjatë dy muajt e parë të vitit 2021 dhe luftimi i kontrabandës dhe informalitetit në muajt e fundit. (Drejtoria e doganës në lagjjen Emshir, ora 14:00)   

- Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)