16 Dhjetor 2017

Ibrahimoviç i është vetëofruar Milanit

Milano, 1 gusht - Zlatan Ibrahimoviç nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe pas dyshimeve të Manchester United, i është vetëofruar Milanit.


Jose Mourinho nuk është i bindur për rikthimin e shpejtë dhe në formë të mirë, të suedezit në fushë, ndaj akoma nuk i ka rinovuar kontratën, ndonse nuk ia ka mbyllur përfundimisht derën.


Kështu, Ibra, së bashku me menaxherin e tij, Mino Raiola, duket se i janë vetëofruar Milanit, duke garantuar se sulmuesi do të jetë i gatshëm të zbresë në fushë, në muajin tetor.


Suedezi ka pranuar të ulë edhe pagën, deri në shtatë milionë euro, për sezon, për t'u ribashkuar me kuqezinjtë, ku është aktivizuar gjatë viteve 2010-2012 dhe është shpallur kampion i Italisë, në sezonin 2010-2011.


Drejtuesit e Milanit janë duke e menduar seriozisht rikthimin e suedezit dhe bashkë me të, afrimin e sulmuesit të Fiorentinës, Kaliniç.


Pavarsisht moshës, Ibrahimoviç do të mund të konsiderohej "qershia mbi tortë", për merkaton e Milanit dhe do t'i sillte kuqezinjve shumë eksperiencë dhe forcë.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 Dhjetor 2017 - Komisioni Qendrore i Zgjedhjeve mban konferencën e parë për media në të cilen do të njoftoj lidhur me hapjen e qendrave të votimit në zgjedhjet për kyrtar të komunës së Istogut. (Salla e mbledhjeve të KQZ-së, ora 8:00)

- Në mesin e 2000 nxënësve do të përzgjidhen 250 finalistë ku do të garojnë në fazen finale të Garës Eureka. (Ambienti i Gjimnazit Hasan Nahi në Prishtinë, ora 11:00)

- Komisioni Qendrore i Zgjedhjeve mban konferencën e parë për media në të cilen do të njoftoj lidhur pjesëmarrjen në votime deri në ora 11:00. (Salla e mbledhjeve të KQZ-së, ora 11:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban mbledhjen e XXXI-të të Këshillit të Përgjithshëm. (Lokalet e American School of Kosova, ora 11:30)

- Komisioni Qendrore i Zgjedhjeve mban konferencën e parë për media në të cilen do të njoftoj lidhur pjesëmarrjen në votime deri në ora 15:00. (Salla e mbledhjeve të KQZ-së, ora 15:30)

- Komisioni Qendrore i Zgjedhjeve mban konferencën e parë për media në të cilen do të njoftoj lidhur pjesëmarrjen në votime deri në ora 19:00. (Salla e mbledhjeve të KQZ-së, ora 19:30)