26 Prill 2024

Gjermania kërkon mospjesëmarrjen e sportistëve rusë në Olimpiadat 2018 e 2020

Berlin, 24 janar - Presidenti i Federatës së Sporteve Olimpike të Gjermanisë Alfons Hoermann ka propozuar të dielën ndalimin e pjesëmarrjes së sportistëve rusë në olimpiadat e viteve 2018 e 2020.

Hoermann u shpreh se një masë e tillë duhet të merret nëse hetimet tregojnë se ka pasur një skemë të sponsorizimit nga shteti të përdorimit të dopingut, ku të jetë përfshirë Komitetit Olimpik Rus.

Ndalimi i pjesëmarrjes së Rusisë në Lojërat Olimpike Dimërore 2018 në Pyeongchang dhe atyre Verore 2020 në Tokio do të dërgojë \"një sinjal të qartë\" të tolerancës zero ndaj dopingut, citon gazeta \"Die Welt\" Hoermann-in.

Në Moskë ka nisur të hënën takimi dyditor midis zyrtarëve rusë dhe ekspertëve të Shoqatës Ndërkombëtare e Federatave të Atletikës (IAAF), për rikthimin e mundshëm të sportistëve rusë të atletikës së lehtë.

Në korrik të vitit 2016, IAAF i ndaloi të gjithë sportistët rusë të marrë pjesë në veprimtaritë ndërkombëtare, duke përfshirë Olimpiadën Verore në Rio-de-Zhanejro të Brazilit, për shkak të akuzave për doping. Përjashtimi i vetëm ishte atletja e kërcimit së gjati Darya Klishina.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)