30 Shtator 2022

FIFA, UEFA pezullojnë Rusinë nga aktivitetet ndërkombëtare

Zyrich, 28 shkurt - Ekipet e futbollit rus pezullohen nga pjesëmarrja në gjithë takimet ndërkombëtare pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Vendimi i marrë të hënën nga FIFA dhe UEFA, thekson se ekipet kombëtare të Rusisë, si dhe ato të klubeve të veçanta do të pezullohen nga të gjitha aktivitet ndërkombëtare deri në një njoftim të dytë.

"Futbolli është plotësisht i bashkuar dhe në solidaritet të plotë me popullin e Ukrainës", u shprehën FIFA dhe UEFA. "Të dy organizatat shpresojnë që gjendja në Ukrainë të përmirësohet ndjeshëm dhe me shpejtësi, në mënyrë që futbolli përsëri të bëhet një faktor bashkues dhe paqeje mes popujve", thuhet në deklaratë.

Ekipi kombëtar i Rusisë për meshkuj ishte planifikuar të luante në ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Botëror vetëm tre javë më pas.

Masa ndëshkuese me rëndësi si në nivel sportiv ashtu edhe politik u mor erdhi pasi Komiteti Ndërkombëtar Olimpik nxiti dhjetëra organe drejtuese të sportit që të përjashtonin atletët dhe zyrtarët rusë nga aktivitetet ndërkombëtare.

Komiteti tha se kjo ishte e nevojshme për të "mbrojtur integritetin e garave sportive globale dhe për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve."

Lëvizja e FIFA-s bën që Rusia të mos mund të luajë përballë Polonisë më 24 mars për eliminatoret e Kampionatit Botëror. Polonia që para se të merrej vendimi kishte refuzuar të luante përballë Rusisë.

Rusia tani përballet me një izolimi të ngjashëm me atë që të ekipeve jugosllave në vitin 1992 pas shpërthimit të luftës në Ballkan dhe nga ekipet dhe sportistët e Afrikës së Jugut në vitet 1970 dhe 1980 gjatë kohës së aparteidit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 shtator 2022

- Në Ditën Ndërkombëtare e Personave të Moshuar UNFPA prezanton të dhenat kyqe dhe opsionet e dala nga anketa për izolimin social tek personat e moshuar në Kosovë. (Hotel International Prishtina, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 219-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston Hekuran Murati, Minister i Financave, Punës dhe Transfereve dhe interviston Ymer Fejzullahu, Kryesues i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Balkan Green Foundation me mbështjetje të Heinrich Böll Stiftung mban konferencë për media, në të cilën do të prezentohet hulumtimi: “Kriza Energjetike në Ballkanin Perëndimor: Masat e ndërmarra në kohën e rritjes së çmimeve të energjisë”. (Zyret e Balkan Green Foundation afër Librarisë Koha në Prishtinë, ora 12:00)

- Nën organizimin e organizatës gjermane GIZ, kryetarët e komunave të regjionit të Gjilanit nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi. (Hotel Astoria në Gjilan, ora 13:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, znj. Emilija Redžepi, marrin pjesë në tryezën e rrumbullakët me komunitetin boshnjak, organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve e Zyrës së Kryeministrit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:30)

- Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino do të qëndrojë në Kosovë ku mbajë edhe një konferencë për media. (Selia e Federatës së Futbollit, ora 15:00)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri Hajrulla Çeku, përfaqësues të Federatës së Xhudos të Kosovës marrin pjesë në ceremoninë e lansimit të programit "Kosova, shtet i xhudos”. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 17:00)

- Qendër Telefonike për Parandalim të Vetëvrasjes Linja e Jetës organizon një koncertë për mbledhje të fondeve në mënyrë që të mos mbyllet pasi është në gjendje të rënduar financiare, ora 20:30