30 Shtator 2022

Federata Ndërkombëtare e Xhudos pezullon statusin e Putin si president nderi

Paris, 27 shkurt - Bota e sportit vijon të distancohet nga iniciatorët e konfliktit ushtarak në Ukrainë. Së fundmi, është Federata Ndërkombëtare e Xhudos ajo që ka marrë masa, madje direkt ndaj presidentit të shtetit rus, Vladimir Putin.

Në një njoftim për shtyp, thuhet se organi më i lartë drejtues i xhudos ka pezulluar statusin e Putin si president nderi dhe ambasador i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos.

69-vjeçarin Putin është një tifoz i madh i xhudos, duke e konsideruar edhe si sportin e tij të preferuar.

Ai ishte zgjedhur si President Nderi dhe Ambasador i Xhudos në vitin 2012 dhe që prej asaj kohe ka marrë pjesë në disa evente madhore të kësaj disipline.

Por duket se tashmë sporti ka zgjedhur të distancohet nga rusët për shkak të konfliktit të vazhdueshëm midis vendit të tij dhe fqinjëve të Ukrainës.

Gjithashtu, Federata e Xhudos njoftoi anulimin e Grand Slemit 2022 planifikuar për tu mbajtur nga data 20 deri më 22 maj në qytetin e Kazanit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 shtator 2022

- Në Ditën Ndërkombëtare e Personave të Moshuar UNFPA prezanton të dhenat kyqe dhe opsionet e dala nga anketa për izolimin social tek personat e moshuar në Kosovë. (Hotel International Prishtina, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 219-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston Hekuran Murati, Minister i Financave, Punës dhe Transfereve dhe interviston Ymer Fejzullahu, Kryesues i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Balkan Green Foundation me mbështjetje të Heinrich Böll Stiftung mban konferencë për media, në të cilën do të prezentohet hulumtimi: “Kriza Energjetike në Ballkanin Perëndimor: Masat e ndërmarra në kohën e rritjes së çmimeve të energjisë”. (Zyret e Balkan Green Foundation afër Librarisë Koha në Prishtinë, ora 12:00)

- Nën organizimin e organizatës gjermane GIZ, kryetarët e komunave të regjionit të Gjilanit nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi. (Hotel Astoria në Gjilan, ora 13:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, znj. Emilija Redžepi, marrin pjesë në tryezën e rrumbullakët me komunitetin boshnjak, organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve e Zyrës së Kryeministrit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:30)

- Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino do të qëndrojë në Kosovë ku mbajë edhe një konferencë për media. (Selia e Federatës së Futbollit, ora 15:00)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri Hajrulla Çeku, përfaqësues të Federatës së Xhudos të Kosovës marrin pjesë në ceremoninë e lansimit të programit "Kosova, shtet i xhudos”. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 17:00)

- Qendër Telefonike për Parandalim të Vetëvrasjes Linja e Jetës organizon një koncertë për mbledhje të fondeve në mënyrë që të mos mbyllet pasi është në gjendje të rënduar financiare, ora 20:30