20 Tetor 2019

Fabregas negocion largimin nga Chelsea

Londër, 28 dhjetor - Aventura e Francesc Fabregas me fanellën e Chelseat është praktikisht e mbyllur, aq sa futboollisti spanjoll po bën presion për t’u shkëputur që në merkaton e këtij dimri.

Me kontratën që e lidh me “blutë” e Londrës deri në muajin qershor, drejtuesit po shpresonin që të firmosnin rinovimin, për të përfituar më pas nga shitja e tij, por lojtari iberik ka udhëzuar agjentët që të bëjnë lëvizjet e duhura në janar.

“Do të jetë një projekt i ri europian dhe do të ndodhë shpejt”, kjo është fjalia pa emër e cituar nga gazeta spanjolle “Marca”, që ka nënvizuar se një burim pranë Cesc Fabregas ka diktuar rrugën e re të futbollistit.

Ish-lojtari i Arsenalit dhe Barcelonës nuk po gjen më hapësirat e duhura te skuadra aktuale, e në moshën 32-vjeçare kërkon lëvizjen e fundit drejt një formacioni elitar.

Fabregas kërkon të ikë pas festave, me një dëmshpërblim të vogël ekonomik, që është larg 10 milionë eurove të kërkuar nga Chelsea. Milan dhe Monaco janë skuadrat që e kërkojnë më shumë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 tetor 2019

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe në mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe UN Women-it, mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit” me ç‘rast do të organizohet konferencë ndërkombëtare me moton “Drejtësia rikthen dinjitetin e viktimave”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetarin e Odës Ekonomike Indiano-Kosovare, Anil Mishra. (Zyra e kryetarit, ora 11:45)

- Familja Hoxha mban konferencë për media për të shprehur zhgënjimin me Qeverinë Rama për neglizhencën në zbardhjen e fatin e Remzi Hoxhes. (Hotel The Plaza Tirana, orën 10:00)