26 Prill 2024

Drogba njofton lamtumirën nga futbolli

New York, 15 mars - Sulmuesi i njohur nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba, i cili luan për ekipin amerikan të ligës së dytë ”Phoenix Rising”, deklaroi se do të përfundojë karrierën e tij të futbollit deri në fund të sezonit.

Drogba, i cili festoi ditëlindjen e tij të 40-të, mendon se është koha për t’i dhënë fund karrierës.

“Është një kënaqësi e madhe për mua të luaj. Me të vërtetë kënaqem. Jam i rrethuar nga lojtarë të rinj dhe më pëlqen t’ju përcjell njohuritë. Por ky sezon është i fundit. Unë jam 40 vjeç, është tamam koha”, tha Drogba në një intervistë.

Drogba në karrierën e tij ka luajtur për ekipet ”Montreal Impact”, ”Chelsea”, ”Galatasaray”, ”Shanghai Shenhua”, ”Marseille” dhe ”Guingamp”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)