26 Prill 2024

Diego Costa në Atletico Madrid

Madrid, 25 shtator - Edhe pse klubi nga Stamford Bridge nuk e ka zbuluar shumën e kompensimit, sipas mediave britanike, Atletico do të paguajë 50 milionë stërlina apo 56.7 milionë euro.

"Klubi futbollistik Chelsea ka dakorduar kushtet me Atletico Madridin në lidhje me transferimin e Diego Costas. Transferimi do të zbatohet plotësisht, pasi lojtari të arrijë marrëveshjen për kushtet personale me klubin dhe të kalojë testet mjekësore”, njofton klubi londinez.

Costa këtë verë refuzoi të kthehet në Chelsea për çka mbeti në Brazil me shpresë se Atletico do të dakordohet me kushtet e klubit nga Londra për t'u kthyer në Madrid.

Atletico nuk arriti marrëveshje para përfundimit të afatit kalimtar të verës, ndërsa Costa nuk do të mund të luajë për madrilenët deri në janar të vitit të ardhshëm nga shkaku i dënimit të cilin FIFA ia shqiptoi klubit nga Madridi dhe vazhdon deri më 1 janar 2018.

Costa arriti në Chelsea në 2014 pikërisht nga Atletico Madridi. Më parë ka luajtur për Braga, Penafiel, Celtu, Albacete dhe Valladolid. Megjithëse është brazilian, ai vendosi të luajë për ekipin kombëtar të Spanjës, për të cilën ka regjistruar 16 paraqitje ku ka shënuar gjashtë gola.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)