03 Gusht 2021

Diallo, futbollist i ri i United

Manchester, 8 janar - Sulmuesi anësor nga Bregu i Fildishtë, Amad Diallo, është futbollist i ri i skuadrës angleze Manchester United.

Drejtuesit e ekipit nga "Old Trafford" njoftuan se ata kanë nënshkruar një kontratë me futbollistin 18-vjeçar të Atalanta-s italiane për një periudhë prej katër vitesh e gjysmë, me mundësinë e zgjatjes për një sezon tjetër.

Edhe pse në njoftim nuk specifikohen detajet financiare të kontratës, mediat angleze shkruajnë se Diallo mbërriti në Manchester për 19 milionë funta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Gusht 2021

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Amendamentit  të Marrëveshjes të lidhur ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë Hungareze në lidhje me Programin Kornizë për bashkëpunim financiar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton nismën legjislative “Projektligji për kriptovaluta”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia inaguruese e Qendrës së parë për Arsim në Distanë. (Rr. "Rexhep Mala" nr. 49, Prishtinë, përballë ICK -së, ora 18:30)