26 Prill 2024

Dëmtohet Alvaro Morata

Manchester, 1 tetor - Alvaro Morata u dëmtua në ndeshjen Chelsea-Manchester City dhe tashmë është në dyshim për përballjen e Spanjës ndaj kombëtares sonë.

Në minutën e 34 të ndeshjes, sulmuesi spanjoll i “Bluve” kërkoi zëvendësim pasi ndjeu shqetësim në pjesën e pasme të muskulit të kofshës së majtë.

Morata ishte grumbulluar nga trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui, për ndeshjet ndaj Shqipërisë (6 tetor) dhe Izraelit (9 tetor).

Tashmë, priten rezultatet e vizitave mjekësore për të kuptuar nëse Morata do të jetë apo jo pjesë e përfaqësueses spanjolle për këto dy ndeshje.

Nëse nuk do të jetë, Lopetegui ka 4 lojtarë gati për zëvendësimin e tij: Sergio Leon, Gerard Moreno, Mariano dhe Suso.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)