03 Tetor 2022

Dembele, vazhdon kontraten me Barcelonën deri më 2024

Barcelonë, 13 korrik - Ousmane Dembele firmosi një kontratë të re që do ta mbajë atë te Barcelona deri në vitin 2024.

Mediat e transferuan te Çellsi dhe Paris Sen Zhermeni, por në fund sulmuesi francez vendosi të ulë pagën dhe të qëndrojë në Spanjë.

Ai arriti te gjiganti katalanas pesë vjet më parë nga Borussia Dortmund për 140 milionë euro.

Lëndimet e shpeshta nuk e lejuan të shfaqte talentin e tij. Trajneri Çavi Hernandez megjithatë i dha besim dhe arriti ta bind që të jetë pjesë e projektit, i cili duhet ta kthejë Barçën në majat e futbollit spanjoll dhe europian.

Dembele deri më tani në Primera Division ka shënuar 19 gola dhe ka regjistruar 27 asiste.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 tetor 2022  - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit interviston kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton lidhur me procesin e nxjerrjes së akteve nënligjore, bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës me të ftuar, Habit Hajredini - Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Ahmet Kryeziu - Drejtor i Sawe the Children për Kosovë, dhe Naser Lajqi – përfaqësues i OJQ “Syri i Vizionit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
 
- Avokati i Popullit organizon dëgjim publik lidhur me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjakovë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama përuron hapjen e Sahat Kullës e cila edhe do t'i ndez dritat e Sahat Kullës, duke ndriçuar kështu këtë monument magjepsës të trashëgimisë kulturore në Prishtinë. (Prishtinë, ora 19:00)