19 Janar 2022

Christopher Doran dhe Lene Osmani fitues te turneut te seniorve në pingpong

Prishtinë, 28 nëntor - Sot në Ferizaj u organizua turneu i seniorëve për Ditën e Flamurit. Morën pjesë afër 100 pingpongistë nga Kosova.

Garat u zhvilluan vetëm në eliminim nga ora 10 deri në 17, ku të pranishmit patën mundësinë që të shohin shumë ndeshje interesante e po ashtu edhe befasi.

Në kategorinë e femrave në gjysmë finalen e parë Linda Zeqiri fitoi me 3:1 ndaj Shega Hashanit, në gjysmë finalen e dytë Lene Osmani, që në të 16-ën e finales kishte befesasuar Alma Mehmetin fitoi ndaj, talentës nga Prizreni, Taibe Ruli po ashtu me 3:1.

Në finale Linda konsiderohej favorite, mirëpo edhe ajo u befasua nga loja e mirë e Lenës e cila fitoi titullin e parë të seniorëve me rezultat të ngushtë 3:2.

Në kategorinë e meshkujve kishte numër më të madh të lojtarëve dhe ndeshjeve, megjithatë favoritë nuk lejuan befasi, në gjysmëfinalen e parë Kreshnik Mahmuti fitoi me lehtësi ndaj Blendi Hajdarit me rezultat 3:0, ngjashëm edhe Christopher Doran që fitoj ndaj Fatih Karabaxhakut.

Në finale kësaj radhe u takuan Christopher Doran dhe Kreshnik Mahmuti, ndeshje në fillim ishte e barabartë, Christopheri fitoi senin e parë, ndërsa Kreshniku të dytin, duke e bërë ndeshje mjaft të barabartë, por pastaj Christopheri fitoi setin e tretë dhe të katërt dhe titullin e pestë me radhë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 janar 2022

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shitjen e Banesave për të cilat ekziston e Drejta Banesore, shqyrton raportin e grupit punues në lidhje me zbatimin e mbikëqyrjes së Ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit dhe NED-it mban konferencë për media në të cilën do të prezantohet analiza me titull “Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme: problemet juridike të Projektligjit aktual”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft raportin e monitorimit të Ligjit për Shëndetin Mendor dhe diskuton për punën e Këshillit për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. . (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike inicon procedurat lidhur me auditimin e raporteve vjetore financiare dhe raportet e deklarimit financiar të fushatës, së subjekteve politike, për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)
 
- Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve FOL Hapur me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- The British School of Kosova organizon shfaqjen edukativo - arsimore për fëmije  "Mushkonjat dhe Princi". (Teatri "Faruk Begolli" në Kolegjin AAB, ora 11:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës mban ceremoninë e themelimit të 22 vjetorit të saj në të cilën do të marrin pjesë Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati dhe drejtues nga odata ekonomike, përfaqësues nga institucionet ndërkombëtarë, si dhe përfaqësues nga organizatat e kontabilitetit. (Qendra e Shërbimit për Tatimpagues, ish-ndërtesa e Gërmisë, sheshi Skënderbeu, ora 14:00)

- Në kuadër të manifiestimit 'Flaka e Janarit' hapet ekspozitë memoaresh e kujtimesh "Dhoma e Kadriut, Jusufit dhe Bardhoshit". (Muzeu Etnologjik i qyteti të Gjilanit, ora 16:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj tubim me qytetarë ku do të shpaloset Manifesti - dokumenti i parë i partisë. (Hotel Grand, ora 17:00)