21 Prill 2019

Caktohen vlerat financiare e pikëve për kategorizimin e sporteve

Prishtinë, 8 shkurt - Sot në kabinetin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të mbahet konferenca për media ku do të prezantohen vendimet për caktimin e vlerës financiare të pikëve për kategorizimin e sporteve, trajnerëve dhe sportistëve.

Në bazë të Rregullores për kategorizimin e sportistëve dhe trajnerëve, Ministri çdo vit nxjerr vendim të veçantë për caktimin e vlerës financiare të pikëve, përmes të cilave trajnerët dhe sportistët në Republikën e Kosovës shpërblehen financiarisht nga shteti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 prill 2019

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilen flet Kryetari Albin Kurti. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 14:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të presë 60 nxënës nga Kosova, të cilët kanë qëndruar për disa ditë në familje në Shqipëri, si dhe 60 të tjerë nga Shqipëria bashkëmoshatarët, në familjet e të cilëve kanë qëndruar, të cilët tash do të qëndrojnë në familjet e këtyre nxënësve në Kosovë. (Ndërtesa e MAShT, ora 15:30)