26 Prill 2024

Bayern ofron 100 milionë euro për Dybala

Mynich, 5 maj - Sipas mediave gjermane, Bayern Mynihu është i gatshëm që t’i ofrojë Juventusit 100 milionë euro për Paulo Dybala.

Dybala kohën e fundit gjithnjë e më shpesh është jashtë njëmbëdhjetëshit të Juventusit, ndërsa veçmas u kritikua për shkak të paraqitjes dëshpëruese në ndeshjen e sezonit kundër Napolit.

Deri tani emri i futbollistit argjentinas lakohej kryesisht për transferime në Real Madrid, Barcelona ose Atletico Madrid. Por, tani mediat gjermane pohojnë se në garë është përfshirë edhe Bayern-i, me ofertë prej 100 milionë eurove.

Dybala tek “Zonja e Vjetër” erdhi në vitin 2015 nga Palermo me një shumë prej 40 milionë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)