21 Janar 2020

Barcelona shkarkon Valverden, Setien trajneri i ri

Barcelonë, 13 janar - Barcelona ka shkarkuar trajnerin e saj Ernesto Valverde pas dy vjet e gjysmë në këtë post, duke e zëvendësuar atë me ish-trajnerin e "Realit" të Betisit, Quique Setien.

Gjatë kohës që 55-vjeçari Valverde ishte trajner, klubi katalonjas fitoi dy tituj të njëpasnjëshëm në "La Liga" dhe tani kryeson renditjen në kampionatin spanjoll, me golavarazh më të mirë se "Reali" i Madridit.

Sidoqoftë, "Barça" është kritikuar për paraqitje të paqëndrueshme gjatë kohës që ka qenë nën drejtimin e tij, përfshirë edhe largimin shokues nga "Liga e Kampioneve" sezonin e kaluar pas humbjes 4-0 me "Liverpulin" në gjysmëfinale, megjithëse kishte fituar 3-0 në ndeshjen e parë.

Humbja 3-2 e "Barcelonës" ndaj "Atletikos" së Madridit në gjysmëfinalen e Superkupës Spanjolle të enjten shkaktoi largimin e Valverdes.

Ai është trajneri i parë i shkarkuar në mes të sezonit nga "Barcelona" që prej largimit të Louis van Gaal-it në janar 2003.

66-vjeçari Setien nënshkroi një kontratë me "Barçën" deri në vitin 2024.

Ai e udhëhoqi "Realin" e Betisit në renditjen e vet më të mirë në "La Liga" që nga viti 2005 dhe në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit, para se të largohej në maj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 janar 2020 - Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës organizon takimin rajonal për Ndryshime Klimatike dhe Integrime Evropiane “Zhvillimi i një propozim projekti për ngritjen e kapaciteteve në sektorin e Mjedisit, Integrimeve Evropian dhe Ndryshimeve Klimatike”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e parë të rregullt të Komiteti për Politik dhe Financ. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Me rastin e 14-vjetorit të vdekjes së Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova bëjnë homazhe te varri i tij. (Velani, ora 10:30)

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj bën homazhe te varri i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në përvjetorin e vdekjes së tij. (Velani, ora 10:30)

- Anëtarë të Kryesisë së Lidhjes Demokratike vizitojnë Familjen Rugova. (Velani, ora 10:45)

- Qendra e Lëvizjes në Prishtinë mban konferencë për media në lidhje me projektet e ndërtimit në Liqenin e Badovcit. (Qendra e Lëvizjes në Prishtinë, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës shënon Ditën e Arkivit me promovimin e katallogut të dokumenteve Osmane në Arkivin Komunal të Prishtinës. (Salla e Kuvendit Komunal, ndërtesa e vjeter e Komunës, ora 11:00)

- Prokuroria Themelore në Prizren mban konferencë për media ku do të prezantohet raporti i punës për vitin 2019 dhe objektivat e kësaj prokurorie për vitin 2020. (Zyra e Kryeprokurorit në Prokurorinë Themelore në Prizren, rruga William Walker, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës organizon Akademi Përkujtimore për Presidentin Historik Dr. Ibrahim Rugova. (Hotel Emerald, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë të Lidhjes Demokratike e Kosovës. (Selia e LDK-së, ora 14:00)

- Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosova organizon prezantimin e librit "Qyteti në Miniaturë". (Shkolla speciale për të verbër në Pejë, ora 14:00)

- Me rastin e vdekjes së ish Kryetarit të Kuvendit të Komunës së Rahovecit, Esat Haxhijaha, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovecit Afrim Dina, organizon mbledhjen komomerative, në nderim të jetës dhe veprës së tij. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahoveci, ora 15:00)

- Komuna e Gjilanit organizon Akademi Përkujtimore për Presidentin Historik Dr. Ibrahim Rugova. (Teatri i qytetit te Gjilanit, ora 16:30)

- Komuna e Rahovecit organizon debat publik me banor të fshatit Opterushë dhe fshatrave për rreth për krijimin e Zonës Ekonomike. (Objekti i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët ”Lidhja e Prizrenit” në fshatin Opterushë, ora 17:00)