25 Shtator 2021

Barcelona mbyll me marrëveshje gjyqet me Neymarin

Barcelonë, 27 korrik - Barcelona njoftoi këtë të hënë përmes një deklarate zyrtare se ka mbyllur me marrëveshje çështjet gjyqësore dhe civile që kishte hapur me lojtarin brazilian Neymar Jr.

Në këtë mënyrë, klubi “blaugrana” dhe futbollisti kanë nënshkruar një marrëveshje për t’u dhënë fund procedurave ligjore që ishin në pritje midis të dy palëve.

Neymar ishte lojtar i Barcelonës nga sezoni 2013-14 në 2016-17. Disa muaj pas rinovimit të kontratës me Barcelonën, ??sulmuesi brazilian u largua drejt PSG, në një operacion që u kushtoi parizienëve 222 milionë euro, duke e shndërruar Neymarin futbollistin për të cilin është paguar shumë më e madhe në historinë e futbollit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shtator 2021

- Federata e Pingpongut organizon 3 xhirot e radhës në ligën e juniorëve dhe 1 xhiro në ligen e junioreve ku do te mbahet ndeshja ndërmjet ‘Ahmet Hoxha MK’ vs ‘Lidhja e Prizrenit’. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës dhe njëherësh kandidati për kryetar të Komunës nga Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, Mytaher Haskuka, do të vizitojë fshatin Nashec. (Oborri i shkollës së fshatit Nashec, ora 18:00)