28 Shkurt 2020

Zgjedhen kryeprokurorët e Prokurorisë Speciale dhe Prokurorisë Themelore

Prishtinë, 23 dhjetor - Këshilli Prokurorial i Kosovës ka zgjedhur sot në takimin e rregullt Blerim Isufajn në detyrën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe Kujtim Munishin për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore të Prishtinës për një mandat katërvjeçar. Këtyre zgjedhjeve i ka paraprirë trajtimi i raporteve të komisioneve për rishqyrtim, të cilat kanë rekomanduar refuzimin e katër kundërshtimeve për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve, raporte këto që u miratuar nga anëtarët e KPK-së.

Gjithashtu, Këshilli Prokurorial, i udhëhequr nga Kryesuesi Bahri Hyseni, ka miratuar pas hedhjes së shortit, themelimin e dy paneleve hetimore ndaj dy prokurorëve në Prokurorinë Themelore në Pejë.
 
Ndërkohë, në vijim të këtij takimit të 175-të, Këshilli Prokurorial ka shpallur tri konkurse të brendshme për avancim të prokurorëve në prokuroritë themelore në Prizren, Pejë dhe Mitrovicë.

Nga ana tjetër, në kuadër të raportimeve të rregullta, është aprovuar edhe Raporti për gjeografinë e krimit 2013-2018, i cili përmban të dhënat për veprat penale karakteristike, si dhe është aprovuar Raporti për vlerësimin e performancës së dy prokurorëve.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 shkurt 2020 - Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani takohet me kryetarin e Komunës se Pejë, Gazmend Muhaxherinë. (Ndërtesa e Komunës së Pejës, ora 9:30)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim Myftiun Naim Tërnava. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:20 - ndryshim orari, ora 11:00 - vetëm pamje)

- Instituti EPIK, me mbështetjen e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur do të jetë nikoqirë i pjesëmarrëseve të veçantë në kuadër të tryezës “IPA III”. (Hapësirat Shtëpisë së Europës, përball Zyrës së BE-se, ora 10:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani viziton shkollën e mesme të arteve “Odhise Paskali” në Pejë. (Objekti i shkollës se mesme të arteve “Odhise Paskali”, ora 10:00)

- Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnav dhe  Dr. Mirza As Saeg shefi i kabinetit të ministrit të Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe njëherësh ë edhe anëtar i Fondacionit Al Maktoum nga Dubai do të mbajnë konferencë për shtyp. (Sëiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Mbahet e mbledhja e 26-të e legjislacionit te VI-të Kuvendit Komunal të Istogut. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal të Istogut, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, mban takim me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia dhe drejtorët e SHSKUK, IKSHP dhe Klinikës Infektive. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani viziton shkollën e fillore “Asdreni” në Pejë. (Objekti i shkollës 'Azdreni' në Pejë, ora 10:20)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Vetingu në Kosovë: Si të implementohet një proces i tillë në mënyrë që të sigurohet pavarësi e plotë e sistemit të drejtësisë?”. (Qendrën e Konferencave Orion, ora 10:30)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani merrë pjesë në zbulimin e shtatores së Majlinda Kelmendit në Pejë. (Pejë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e qeverisë, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 13:30)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me kërkesa e 41 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 14:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim protestuesit e Trepçës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:30 - vetëm pamje)

- NISMA Socialdemokrate, shënon 6 vjetorin e themelimit të partisë. (Hotel Emerald, ora 17:30)