27 Prill 2024

Zëvendësministri Xhemajlaj po qëndron në një vizitë zyrtare në Itali

Bari, 15 shkurt - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlaj po qëndron në një vizitë në Republikën e Italisë, me ç’rast ka takuar drejtorin e Policisë Kufitare në Bari, Giovani Cassavola.

Me këtë rast zëvendësministri Xhemajlaj falënderoi Republikën e Italisë, veçanërisht karabinierët italian për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë në përkrahjen për institucionet e sigurisë në Kosovë.
 
Në këtë takim u bisedua rreth mundësive të bashkëpunimit në mes të dy policive, veçanërisht në fushën e trajnimeve, shkëmbimin e përvojave, me theks të veçantë në menaxhimin e kufijve.

Zëvendësministri Xhemajlaj kërkoi ndihmën e Italisë për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL. Ndërsa Cassavola u shpreh i gatshëm  që do shfrytëzojnë  ndikimin e tyre për të përkrahur në anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Të dy bashkëbiseduesit theksuan nevojën që në qytetin e Barit, Republika e Kosovës të ketë konsullin e vet për shkak të nevojës se këtë qytet udhëtojnë shumë qytetarë të Republikës së Kosovës dhe kjo do të ishte në interes të dy shteteve.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)