27 Tetor 2020

Zbulohen dhe shkatërrohen plantacione me bimë narkotike në zonën kufitare

Prishtinë, 23 shtator - Policia e Kosovës ka njoftuar se përveç luftimit të të gjitha veprave penale po ndërmerr në vazhdimësi edhe operacione në parandalimin dhe luftimin e dukurive tjera negative në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Në vazhdën e implementimit të  Planit Operativ " Parandalimi i kultivimit të narkotikeve dhe kontrabandës 2020” nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare (DRPK) - Perëndim, pas aktiviteteve të inqizimit me dron të terenit të dyshuar për kultivim të bimeve narkotike, është bërë vlerësimi dhe identifikimi i vendit të inqizuar.

Përderisa, sot me datë 23.09.2020, nga ora 06:00 e mëngjesit  njesia e hetimeve rajonale të DRPK-Perëndim, e mbështetur edhe nga njësitet e vijës së gjelber kufitare,  gjatë implementimit të Planit Operativ në terren në Koshare, konkretisht në vendin e quajtur UJZE- Rripe e vogël janë zbuluar gjashtë (6) plantacione me bimë të dyshuara narkotike si Canabis Stativa (Marihuanë), konkretisht 1270 bimë  narkotike me gjatësi nga 1.50 deri ne 3 metra.

Nga vendi i ngjarjes është njoftuar prokurori kujdestar dhe njesia anti-drogë në Gjakovë, dhe me urdhër të prokurorit të gjitha bimët narkotike janë shkatërruar (djegur) në vendin e ngjarjes.

Policia e Kosovës, konkretisht Policia Kufitare e Republikës së Kosovës, është e përkushtuar në ndermarrjen e veprimeve hetimore dhe operacionale në funksion të parandalimit dhe luftimit të të gjitha dukurive negative dhe veprave penale që bien në fushëveprimin e departamentit kufitar të Policisë, dhe kryesit e këtyre veprave të sillen para organeve të drejtësisë

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Tetor 2020 - Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton lidhur me zhvillimet në Policinë e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Limani, do të bëjnë shpërndarjen e motokultivatorëve me frezë, në kuadër të prjektit: “Furnizimi me Mekanizëm Bujqësorë”. (Tek parkingu mbrapa Shtëpisë së Bardhë, ora 10:00)

-  Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media shqyrotn interpretimin e ligjshmërisë së përzgjedhjes sē drejtorit gjeneral të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, raporton në Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, lidhur me emërimet e fundit në bordet e përkohshme; gjendjen dhe veprimet e Qeverisë në Ndërmarrjen Trepça ShA; për funksionimin dhe operimin e hidrocentraleve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi nënshkruan Marrëveshje të Mirëkuptimit me Institucionet e Arsimit të Lartë të Kosovës. (Objekti i ish-MZHE-së, ora 11:00)

- Drejtuesit e Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës do të protestojnë. (Para ndërtesës së Ministrisë së Bujqësisë, ora 11:00)

-  Lëvizja FOL organizon forumin online FOL Hapur me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar  Nicholas Abbott ku nder të tjera do të diskutohet edhe kontributi i Mbretërisë së Bashkuar për qeverisjen e mirë në Kosovë, veçanërisht në procesin e rekrutimit si dhe do të diskutojmë për sfidat kryesore të Kosovës, në të ardhmen e afërt. (Përmes platformës online ZOOM - https://zoom.us/j/97706999692, ora 11:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti vendos kurora me lule te shtatorja e Ukë Bytyçit, me rastin e 18 vjetorit të vrasjes së tij. (Oborri i Komunës në Suharekë, ora 12:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes do të zhvillojë një vizitë pune në pikën kufitare në Merdare lidhur me zbatimin e marrëveshjeve Kosovë - Serbi. ​(Pika kufitare në Merdare, ora 12:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me mbështetje nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur do të publikojë hulumtimin "Ndikimi i Pandemisë Covid-19 në gjendjen ekonomike të gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve". (Hapësira e Fondacionit 17, ora 13:00)

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi raporton para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit lidhur e Projektligjin për të drejtën ndërkombëtare Private. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton listën e kandidatëve për Anëtarët e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

-  Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për shërbimin e jashtëm të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish- Drejtore Menaxhuese te AKP-se Mrika Tahiri. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 14:00)