26 Prill 2024

VV kërkon lirimin e Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi

Prishtinë, 24 nëntor - Deputetët Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi janë arrestuar në hyrje të Kuvendit të Kosovës, teksa po shkonin për të marrë pjesë në seancën e rregullt parlamentare.

Arrestimi i tyre është bërë në mënyrë të dhunshme, me ç'rast është përdorur edhe sprej, nga çfarë kanë mbetur të lënduar deputetë e aktivistë.
 
Lëvizja Vetëvendosje konsideron se ky arrestim ndaj deputetëve tanë për shkak të kundërshtimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e zi dhe "Zajednicës", është vazhdimësi e mendësisë së qeverisë së kaluar.

"Me këto arrestime dhe persekutime ndaj deputetëve dhe aktivistëve të opozitës, qeveria e Ramush Haradinajt po tregon vendosmërinë e saj për të ndjekur rrugën e dy qeverive të mëhershme - qeverisë Thaçi dhe qeverisë Mustafa."
 
"Një gjë e tillë është e papranueshme, dhe asnjë veprim nuk do të mund në asnjë mënyrë t'i jetësojë më këto marrëveshje, të cilave iu ka dhënë fund rezistenca e fuqishme qytetare, pjesë e të cilës dikur ishte edhe vetë Haradinaj, i cili tashmë për të ruajtur karrigen, është shndërruar në vegël të PDK-së dhe Listës Srpska", thekson Vetëvendosje.
 
Deputetët Albin Kurti, Albulena Haxhiu e Donika Kadaj-Bujupi sipas VV-së duhet të lirohen sa më parë dhe procesi politik ndaj tyre të marrë fund. Qeveria e Kosovës dhe gjykatat e stërmbushura me gjyqtarë të korruptuar nuk mund ta cenojnë shtetësinë e Kosovës e nuk mund të shkelin mbi vullnetin qytetar.
 
"Ne jemi të vendosur fuqishëm kundër marrëveshjeve të dëmshme për vendin tonë, dhe kushdo që tenton që këto marrëveshje t'i ringjallë sërish, ka për të hasur në rezistencë edhe më të fuqishme qytetare. Mbrojtja e Republikës së Kosovës është domosdoshmëri, ndaj me asnjë kusht s'do të lejojmë që interesi i saj të cenohet."

"Po ashtu asnjë tentativë për ta heshtur apo zmbrapsur Lëvizjes Vetëvendosje! nuk ka funksionuar në të shkuarën e aq më pak do të funksionoj tash", thekson VV.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)