15 Gusht 2020

Viti 2019 rekord më i lartë i vizave Shengen për qytetarët e Kosovës

Prishtinë, 1 korrik- Instituti EPIK në publikimin e radhës “VITI MË I MIRË: Statistikat për Vizë Shengen për Kosovën 2019” trajton trendët e fundit në lidhje me numrin e të aplikimit dhe aprovimit të kërkesave të qytetarëve të Kosovës për vizë Shengen

Po ashtu Epik ka analizuar më në detaje shkallen e refuzimit të vizave në rastin e Kosovës, pasi që kjo përbënë një nga indikatorë më të rëndësishëm që mirët parasysh në kuadër të vendimmarrjes për liberalizimin e vizave.

Viza Shengen është vizë e qëndrimit të shkurtër që lejon mbajtësin e saj të qarkullojë në zonën Shengen.

Zona Shengen mbulon 26 vende ("Shtetet Shengen") pa kontroll kufitar midis tyre. Këto vende janë: Austria, Belgjika, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Italia, Letonia, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia dhe Zvicra.

Viza Shengen nuk është vizë e cila jap të drejtë pune apo studimi. Viza Shengen është autorizim i lëshuar nga një Shtet i Shengenit i cili mundëson:

Transitin apo qëndrimin në territorin e Shtetit Shengen në periudhë prej jo më shumë se 90 ditë brenda 180 ditëve ("viza afatshkurtër"),

Transiti përmes pjesëve transit të aeroporteve të Shteteve Shengen ("viza transit e aeroporteve").

Viti 2019 ka shënuar vitin më të mirë për Kosovën në të gjithë indikatorë/ të ndërlidhur me vizën Shengen.

Qytetarët e Kosovës kanë aplikuar për historikisht numrin më të lartë të vizave Shengen gjatë vitit të kaluar. Po ashtu, qytetarët e Kosovës kanë pranuar numrin më të lartë të vizave, ndërsa shkalla e refuzimit të vizave – edhe pse ende e lartë - ka arrit nivelin më të ultë historik.

Në vitin 2019, gjithsej 108,774 qytetarë të Kosovës kanë aplikuar për vizë Shengen. Nga ta  88,448 kanë marrë një të tillë. Kjo shënoj rekordin historik për nga numri i aplikimeve dhe aprovimeve të vizave Shengen për qytetarët e Kosovës.

Me fjalë të tjera 80% e qytetarëve të Kosovës që kanë aplikuar për vizë kanë pranuar një të tillë, apo thënë ndryshe 8 nga 10 qytetarë që kanë aplikuar kanë marr vizë Shengen.

Krahasuar me vitin 2018, gjatë vitit të kaluar qytetarët e Kosovës kanë kërkuar 17% më shumë viza Shengen, ndërsa kanë pranuar 19% më shumë viza Shengen.

Në vitin 2019, qytetarët e Kosovës kanë dorëzuar më së shumti aplikacione për vizë në këto shtete:
Gjermani me 43,863 aplikacione, nga të cilat u miratuan 36,069;
Zvicër me 39,545 aplikacione, nga të cilat u miratuan 31,735; dhe
Greqi me 7,604 aplikacione, nga cilat u miratuan 7,412.

Në vitin 2019, shkalla e refuzimit të vizave ishte më e lartë në Finlandë ku shënoj 35.8% dhe Slloveni ku shënoj 30.7%. Ndërsa, shkallë më e ultë e refuzimit të vizave ishte në Greqi me vetëm 2.1%.

Edhe pse shkalla mesatare e refuzimit të vizave Shengen në vitin 2019 prej 18.8% është ende e lartë, ajo shënoj nivelin më të ultë historik për Kosovën. Në vitin 2019, Kosova është ranguar në vendin 53 në botë për nga shkalla e refuzimit të vizave – që është një përmirësim prej 14 vendeve krahasuar me vitin 2018. Sidoqoftë, duhet nënvizuar që Kosova ende rangohet më keq se vendet sikur Uzbekistani, Burkina Faso apo Libani.

Shkalla e refuzimit të vizave përbënë një nga indikatorët kyç në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave. Rrjedhimisht, kemi krahasuar shkallen e refuzimit të vizave për Kosovën me dy kategori të vendeve:
vendet që kanë kaluar të fundit në procesin e liberalizimit të vizave (Gjeorgjia dhe Ukraina); dhe
vendet e Ballkanit Perëndimor që kanë kaluar të fundit në procesin e liberalizimit të vizave (Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina).

Regjimi i vizave për Gjeorgjinë dhe Ukrainën është hequr në vitin 2017, ndërsa për Shqipërinë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën në vitin 2011.

Rrjedhimisht, për qëllime krahasimi ne kemi përdorur të dhënat e vitit 2016 në rastin e Gjeorgjisë dhe Ukrainës, ndërsa të dhënat e vitit 2010 për Shqipërinë dhe Bosnjën.

Në vitin 2016, Gjeorgjia ka pasur shkallen e refuzimit të vizave prej 12.2%, ndërsa Ukraina prej 3.2%. Nga ana tjetër në vitin 2010, Shqipëria ka pasur shkallen e refuzimit të vizave prej 15.09%, ndërsa Bosnja prej 5.72%.

Në këtë drejtim, në vitin 2019 shkalla e refuzimit të vizave për Kosovën prej 18.8% është dukshëm më e lartë se vendeve të fundit që kanë përfituar nga liberalizimi i vizave. Duke pas parasysh shkallen e refuzimit të vizave për Kosovën është e rëndësishme që institucionet e Kosovës të vazhdojnë të adresojnë shkaqet e nivelit të lartë të refuzimit të vizave.

Duke shikuar në një kontekst më të gjerë, në periudhën 2014-2019 për vizë Shengen kanë aplikuar gjithsej 522,343 qytetarë të Kosovës, ndërsa 415,766 kanë pranuar një të tillë. Me fjalë të tjera 80% e atyre që kanë aplikuar kanë pranuar vizë Shengen në periudhën 2014-2019.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Gusht 2020

Me rastin e 22 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Remzi Ademaj - Komandant Petriti, Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me Shoqatën e Veteranëve të Luftës organizon aktivitete përkujtimore.

10:00 - Homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë

10:30 - Homazhe tek vendi i rënies në Nashec

11:00 - Homazhe tek monumenti i Lirisë

11:30 - Dhënia vullnetare e gjakut në repartin e transfuzionit të gjakut në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Për shkak të distancës nga qyteti, për këtë aktivitet do të ketë transport të organizuar nga ana e Komunës. Nisja do të bëhet në ora 9:15 nga Shtëpia e Bardhë.