27 Janar 2021

Vazhdojnë gërmimet në Kizhevak

Prishtinë, 30 nëntor - Sot, përfaqësues të Delegacionit të Kosovës në kuadër të Grupit Punues për Persona të Zhdukur, kanë vizituar lokacionin e varrezës masive në Kizhevak të Rashkës, Serbi, me rastin e rifillimit të gërmimeve.

Gërmimet vlerësuese dhe zhvarrosjet e mbetjeve mortore të viktimave të luftës së viteve 1998-‘99 në Kosovë, gjegjësisht punimet në këtë lokacion, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Ekspertët mjekoligjor të Republikës së Kosovës, në emër të Delegacionit të Kosovës, do të vazhdojnë të jenë të pranishëm deri në përfundim të procesit, në përputhje me praktikat mes dy delegacioneve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Dhjetor 2020

 - Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës,  Jusuf  Azemi është I ftuar nga Kryeministri I Kosovës Hoti  në një takim të përbashkët. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)  

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj Dimitrije Raçiçeviq për peqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje dorëzon ankesë në Gjykatë Supreme ndaj vendimit të PZAP-së. (Pallati i Drejtësisë, ora 11:00)

 

- Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, bën homazhe te Pllaka përkujtimore për hebrenjtë, që pësuan gjatë holokaustit. (Oborri i Qeverisë, ora 11:40)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dorëzon ankesë në Gjykatë Supreme ndaj vendimit të PZAP-së. (Pallati i Drejtësisë, ora 14:00)

- Mahet mbledhja e parë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit për vitin 2021. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 15:30)

 

- Në kuadër të Festivalit të Dramës Shqipe "Talia e Flakës 2021" organizohet një panel diskutimi me prof. Fadil Hysaj, Jeton Neziraj dhe Besim Ugzmajli, rreth Labortarotit të Dramës Shqipe RKS_KOS Lab 2020-2021. (Skena e vogël të Teatrit të Gjilanit, ora 16:00)