27 Prill 2024

USAID ndihmon në përmirësimin e komunikimit të KGJK-së dhe gjykatave

Prishtinë, 28 shtator - Ushtruesi i Detyrës së Zëvendës Drejtorit të Misionit Mark Isom dhe Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) Nehat Idrizi do të flasin në ngjarjen e organizuar mbi përmirësimin e komunikimit nga KGJK-ja dhe gjykatat.

Programi i USAID-it për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë në partneritet me organizatat e shoqërisë civile (OSHC) ka inicuar një sërë aktivitetesh të reja për të përmirësuar transparencën e gjyqësorit dhe KGJK-së duke përmirësuar komunikimin me qytetarë dhe opinionin e gjere publik; përmirësim të shërbimeve të ofruara nga gjykatat bazuar në vlerësimet e qytetarëve; dhe ngritjen e njohurisë dhe kuptimit më të mirë të publikut mbi sistemin  e gjykatave në Kosovë.

Përmes Programit për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë, USAID-i tashmë është duke ndihmuar në forcimin e sundimit të ligjit përmes një sërë projektesh siç është ndihma për të zvogëluar lëndët e vjetra dhe punimi më i shpejtë i lëndëve.

Aktivitetet e reja do të plotësojnë edhe më tej përpjekjet për t’i dhënë  shtytje kërkesave për transparencë më të madhe, arritje të publikut dhe komunikim, si dhe reforma të udhëhequra nga kërkesa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)