26 Prill 2024

UNHCR dhuroi donacion për Ministrinë e Punëve të Brendshme

Prishtinë, 16 shkurt - Në ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit të UNHCR -it për Ministrinë e Punëve të Brendshme, respektivisht për Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion, Divizioni për Azil.

Në këtë ceremoni morën pjesë, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z, Izmi Zeka, Sekretari i Përgjithshëm, Lulzim Ejupi, shefi i UNHCR -it në Kosovë, Narasimha Rao, si dhe zyrtarët të tjerë të lartë.

Zyrtarët e lartë të MPB-së falënderuan misionin e UNHCR-t për donacionin dhe ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë për MPB, respektivisht për Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion.

Po ashtu ata vlerësuan mision e UNHCR-it si një partner që ka ndihmuar në përmirësimin e shërbimeve, sidomos sa i përket azilkërkuesve në Kosovë.

Ndërsa shefi i UNHCR -it në Kosovë, Narasimha Rao vlerësoi të arriturat e MPB-së sa i përket menaxhimit të azilkërkuesve dhe shprehi gatishmërinë për mbështetje të MPB-së.

Donacioni është i përbërë nga laptob të cilët do të përdorën nga Divizioni i Azilit të DSHAM-it dhe kanë vlerën rreth 6 mijë euro.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)