03 Qershor 2020

Situata e sigurisë në gjithë Rahovecin është e qetë stabile dhe e qëndrueshme

Rahovec, 22 maj - Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, sot është mbajtur mbledhje e tretë e Këshillit Komunal për Siguri n ë Bashkësi (KKSB), në komunën e Rahovecit, situata vlerësohet e qetë, stabile dhe e qëndrueshme.

Kryetari i Komunës, Smajl Latifi njëherit edhe kryesues i KKSB-së, i ka informuar anëtarët tjerë se situata e sigurisë në gjithë territorin e komunës është e qetë stabile dhe e qëndrueshme, kjo vjen si rezultat i të dhënave ditore që marrim nga përgjegjësit e sigurisë, përkatësisht stacioni i policisë në Rahovec. Situatën e mirë të sigurisë, duhet të vazhdojmë të mbajmë edhe në ditët në vazhdim.

Për pikën tre të mbledhjes që kishte të bënte me: Informatë rreth menaxhimit të situatës së të krijuar nga COVID-19 nga komuna e Rahovecit, kryetari Latifi para anëtarëve të tjerë të KKSB-së e ka prezantuar masat dhe veprimet nga komuna e Rahovecit per parandalimin e virusit Korona- Shtabit te Posacem Emergjent ne Komunen e Rahovecit .

“Numri i rasteve me COVID-19 është 35, 28 raste në Rahovec, 5 raste në fshatin Opterushë, 1 rast në Retij 1 rast në fshatin Kramovik ( me vendbanim në Prishtinë). Të shëruar janë gjithsejtë 14 raste, 19 raste janë aktiv kurse 2 raste vdekje të konfirmuara.  I falënderoj të gjithë donatorët e që sipas tij nuk kanë qenë të pakët dhe se ato donacione, me pako ushqimore dhe gjera tjera të nevojshme, janë shpërndarë për familjet në nevojë në gjithë territorin e komunës dhe se nuk ka mbetur asnjë familje me nevojë pa marrë pako” , ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi.

Fazli Morina, komandant i stacionit të Policisë në Rahovec, ka raportuar për periudhën Mars-Prill dhe pjesën e parë të muajit Maj, në raportin e tij ai ka thënë se situata e sigurisë në komunën e Rahovecit mund të them se është e qetë dhe stabile. Në vazhdim komandanti Morina ka thënë se janë regjistruar 76 vepra penale, 10 prishje të rendit publik, 1 lëndim i rënd trupor , 3 lëndime të lehta trupore, 3 vjedhje dhe 6 raste vjedhje e rënd, 22 asitime  dhe 5 aksidente trafiku.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Qershor 2020

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ku raporton Drejtorit te AKI-së Kreshnik Gashi lidhur me gjendjen e sigurisë gjate periudhës se pandemisë dhe situatën aktuale. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00) 

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e qeverisë, ora 10:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë për votimin  për votimin e Qeverisë. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të vendos vazo dekorative gjelberuese në sheshin Bill Klinton. (Shshi Bill Klinton, ora 11:00)
  
- Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruan kontratën për Bursën Olimpike Tokyo 2020 me mundësin, Egzon Shala. (Zyret e KOK-ut në Shtëpinë e Sportit, 13:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi mban konferencë për media. (Hapësira në hyrje të Presidencës, ora 16:00 )