26 Prill 2024

Shpalosen gjetjet e raportit teknik për zbatimin e sanksioneve alternative

Prishtinë, 5 qershor - Në kuadër të Projektit të Binjakëzimit "Fuqizimi i mëtutjeshëm i Shërbimit Korrektues dhe Sprovues në Kosovë", Zyra e BE-së dhe Ministria e Drejtësisë organizojnë ngjarjen "Ngritja e vetëdijes për aplikimin e sanksioneve dhe masave alternative".

Në ngjarje do të shpalosen gjetjet kryesore të raportit teknik për zbatimin e sanksioneve alternative, i hartuar nga eksperti i binjakëzimit, ndërsa po ashtu do të diskutohet statusi aktual i sektorit sprovues në Kosovë.

Projekti në vlerë prej 2,000,000 EUR financohet nga Zyra e BE-së në Kosovë, ndërsa zbatohet nga Agjencia për Sanksione Penale e Finlandës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)