08 Maj 2024

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi te Kufizuara

Prishtinë, 3 dhjetor - Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Mbrojtjes së të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara, Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar, në koordinim me zyrën e Kryeministrit për Qeverisje të Mirë si dhe Handikos organizojnë konferencë për fuqizimi i personave me aftësi të kufizuara, sigurimi i përfshirjes dhe barazisë'.

Me qëllim të promovimit dhe të kuptuarit të çështjeve mbi aftësinë e kufizuar, mobilizimit në përkrahjen për dinjitet, të drejta dhe mirëqenie të personave me aftësi te kufizuar, Asambleja e Kombeve te Bashkuara, në vitin 1992, shpalli 3 Dhjetorin Ditë Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar.

Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara,  parasheh që për t’u mundësuar personave me aftësi të kufizuara të jetojnë në mënyrë të pavarur dhe të marrin pjesë plotësisht në të gjitha aspektet e jetës, shtetet marrin masa të duhura për t’u siguruar personave me aftësi të kufizuar, të jetojnë në mënyrë të barabartë me të tjerët, duke pasur qasje në mjediset fizike, transport, informacione dhe komunikime si dhe në objekte dhe shërbime të tjera që janë të hapura ose që i ofrohen publikut.

Po këtë ditë edhe Asambleja e Kombeve të bashkuara shënon 3 dhjetorin me këtë temë.

HANDIKOS këtë vit, konferencën vjetore për Personat me Aftësi të Kufizuara, përveç prezantimit të pasqyrës së përgjithshme të situatës së personave me aftësi të kufizuara në Kosovë, do e shoqëroj edhe me një video vetëdijësuese për të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuar.

Po këtë ditë, do të do ekspozohen edhe punime të ndryshme arti të realizuara nga fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)