14 Tetor 2019

Shënohet 20 vjetori i Parimeve Udhëzuese mbi Zhvendosjen e Brendshme

Prishtinë, 26 qershor - Ekipi i OKB-së i Kosovës, i bashkëkryesuar nga UNHCR, IOM dhe UNDP, do të shënojë sot 20 vjetorin e Parimeve Udhëzuese për Zhvendosjen e Brendshme.

Parimet Udhëzuese mbi Zhvendosjen e Brendshme u miratuan në gusht 1998 dhe janë pranuar gjerësisht si standard global për mbrojtjen dhe ndihmën e personave të zhvendosur brenda vendit.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së i ka njohur ato si një kornizë të rëndësishme ndërkombëtare normative për mbrojtjen e të zhvendosurve dhe inkurajon të gjithë aktorët relevantë që t'i përdorin ato kur përballen me situata të zhvendosjes së brendshme.

Kjo ngjarje është e organizuar për të theksuar rëndësinë e dhënë në Parimet Udhëzuese për Zhvendosjen e Brendshme dhe situatën e zhvendosjes së brendshme në Kosovë LINK.

Prezent do të jenë: Koordinatorja për Zhvillim e OKB-së, zonja Ulrika Richardson, Zëvendëskryeministri Dalibor Jevtiq, diplomatë të akredituar në Kosovë, udhëheqësit e agjensive të OKB-së, partnerët, përfaqësuesit e personave të zhvendosur brenda vendit, gazetarët, përfaqësuesit e sektorit civil dhe të tjerët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 tetor 2019

- Shefja e BE-së në Kosovë, Ambasadorja Apostolova, do ta hapë vitin e ri akademik në Kolegjin Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë. (Kampusi i IBCM-së, Mitrovicë e Jugut, ora 10:00)

- Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm në komunën e Rahovecit mban sesionin informues në thirrjen për aplikim të publikuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë me bizneset e komunës. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)
 
- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me agjencitë, fondet, programet dhe entitetet e OKB-së në Kosovë - Ekipin e OKB-së së Kosovës nën koordinimin e Zyrës e Koordinatores për Zhvillim do të shënojë Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë. (Menza Ramiz Sadiku, ora 15:00)