01 Maj 2024

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë vizitoi IPK-në

Prishtinë, 31 janar - Kryeshefi i IPK-së Hilmi Mehmeti priti sot në një takim në objektin e IPK-së Ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Kosovë z.Jan Braathu .

Misioni i OSBE-së ka përkrahur vazhdimisht IPK-në dhe atë që na viti 2006 kur edhe është themeluar Inspektorati Policor i Kosovës.

Kryeshefi Mehmeti e njoftoi Ambasadorin e OSBE-së për së afërmi lidhur me fushëveprimin e IPK-së dhe misionin ligjor.

Ai po ashtu e falënderoi për përkrahjen që misioni i OSBE-së është duke dhënë në vazhdimësi për Inspektoratin Policor drejt fuqizimit të kapaciteteve të burimeve njerëzore me trajnime nga fusha e të drejtave të njeriut, parandalimit dhe luftimit të korrupsionit etj.

Edhe Amabasadori Braathu gjatë këtij takimi ceku se misioni i OSBE-së do të vazhdojë edhe më tej  përkrahjen e IPK-së në fuqizimin kapaciteteve njerëzore me trajnime që ndihmojnë zbatimin e misionit ligjor të IPK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)