27 Prill 2024

Sekuestrohen bankënota të dyshuara në Prizren

Prizren, 2 tetor - Rreth orës 23:15 minuta, në Lagjen “Dardani”, në një pikë kontrolli të ushtruar nga policia e Stacionit “Veriu” është ndaluar një automjet në të cilin ndodheshin tre persona. Gjatë kontrollit tek njëri është gjetur një sasi e vogël e substancës narkotike e llojit marihuanë.

Më pas është ushtruar kontroll i hollësishëm i cili ka rezultuar me gjetjen e  një bankënote në vlerë prej 500 eurosh tek i dyshuari i dytë. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit  për rrjedhën e hetimit dhe është kërkuar që të merret aprovimi nga gjykata për bastisjen e një shtëpie ku dyshohej për para të falsifikuara.

Pas sigurimit të autorizimit është kontrolluar një shtëpi në rrugën “Rrustë Kabashi” me ç’ rast në cilësi të provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar 458 bankënota 500 eurosh në vlerë 229000 euro. Pas intervistës, i dyshuari është ndalur nën masën e arrestit policor.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)