26 Prill 2024

Sefaj kërkoj që të vazhdohet ndihma për zyrtarët e MPB-së nga ICITAP

Prishtinë, 27 shkurt - Ministri i Punëvë të Brendshme, Flamur Sefaj priti në takim njoftues zyrtarët e ICITAP-it nga Washingtoni të cilët po qëndrojnë për vizitë në Kosovë, të udhëhequr nga zëvendës-ndihmës Drejtoresha e ICITAP-it për Evropë, znj. Andria Simic, analistja e programit të ICITAP, znj. Emily Leival dhe menaxherja e programi të ICITAP-it, znj. Kimberly Riffe.

Në këtë takim u bisedua rreth kontributit dhe ndihmës së ICITAP-it dhënë Ministrisë së Punëve të Brendshme ndër vite dhe planet për të ardhmen.

Ministri Sefaj falënderoi zyrtarët nga Washingtoni për ndihmën që ICITAP i jep Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe agjencioneve të saj në vazhdimësi.

Gjithashtu ministri Sefaj kërkoj që të vazhdohet ndihma për ngritjen e kapaciteteve për zyrtarët e MPB-së nga ICITAP.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)