26 Prill 2024

RrGK publikon raportin e reagimit institucional ndaj dhunës me bazë gjinore

Prishtinë, 12 mars - Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) do të publikoj sot raportin e ri hulumtues: 'Nga Fjalët në Vepra? Monitorimi i reagimit institucional ndaj dhunës me bazë gjinore në Kosovë'.

Në dhjetor të vitit 2016, Kosova miratoi Strategjinë e dytë kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje dhe planin e veprimit për periudhën 2016-2020 (SKMDHF).

Që prej asaj kohe, janë ndërmarrë disa nisma me të cilat është synuar të ngrihet kapaciteti i institucioneve publike për ta zbatuar këtë dokument dhe të caktohen përgjegjësitë e tjera ligjore në lidhje me dhunën në familje.

Edhe pse ngacmimi seksual është diskutuar më shumë në sferën publike gjatë viteve të fundit, forma të tjera të dhunës me bazë gjinore, sidomos dhuna seksuale, vazhdon të mbetet, në pjesën më të madhe, e pa diskutuar dhe e pa hulumtuar sa duhet.

Mes gushtit dhe nëntorit të vitit 2017, RrGK dhe Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) monitoruan shkallën e zbatimit të kornizës ligjore nga përfaqësuesit e institucioneve relevante që kanë përgjegjësi ligjore për mbrojtjen e personave që kanë vuajtur nga dhuna me bazë gjinore.

Monitorimi, poashtu, ka synuar të shqyrtojë çdo ndryshim që mund të kishte ndodhur që prej vitit 2015 në qëndrimet, ndërgjegjësimin dhe rezultatet e punës së institucioneve që punojnë me rastet e dhunës me bazë gjinore; dhe të vlerësojë zbatimin e SKMDHF deri më tani.

RrGK ka kënaqësinë të ju ftoj në lansimin e publikimit: Nga fjalët në Vepra? Monitorimi i reagimit institucional ndaj dhunës me bazë gjinore në Kosovë.

Raporti përfundimtar bazohet në gjetjet nga monitorimi i rasteve, intervistat me 84 përfaqësues të institucioneve relevante dhe një rishikim të të dhënave sasiore.

Gjatë lansimit së këtij publikimi, RrGK do të prezantoj gjetjet dhe rekomandimet kryesore, si dhe do të krijojë një hapësirë për t’i diskutuar ato me institucionet kyçe përgjegjëse për zbatimin e kuadrit ligjor përkatës.

Kjo iniciativë është bërë e mundur nëpërmjet mbështetjes bujare të Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)