26 Prill 2024

Rastet e dhunës në familje trajtohen me prioritet nga Prokuroria e Gjakovës

Gjakovë, 4 shtator - Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, vetëm gjatë muajit gusht 2018, ka pranuar 12 (dymbëdhjetë) raste të cilësuara si dhunë në familje, gjegjësisht për veprën penale nga neni 188/3  të KPK-së.

Po ashtu, Prokuroria njofton se për të gjitha rastet është marrë aktvendim për fillim të hetimeve, dhe u është caktuar paraburgimi 12 të pandehurve, dhe ndaj tyre është duke u zhvilluar procedura hetimore.

Gjithashtu, është marrë vendim për ekspertizë, ku për secilin rast  pritet të kthehet ekspertiza nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, dhe të njëjtëve t’iu  ngritet aktakuza.

Prokuroria Themelore në Gjakovës njofton opinionin se i trajton me seriozitet të lartë të gjitha rastet, duke iu kushtuar vemendje të veçantë rasteve të dhunës në familje.

Vlen të theksohet se në Prokurorinë Themelore të Gjakovës, për rastet e dhunës në familje tash e dy vite është i caktuar një prokuror i cili merret ekskluzivisht me këto raste.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)