25 Janar 2020

Rama mori pjesë në Konferencën e Shefave të Mbrojtjes në Gjermani

Prishtinë, 25 tetor - Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, mori pjesë në Konferencën e 27-të vjetore të  shefave të Mbrojtjes, e cila u mbajt në Wiesbaden të Gjermanisë nga data 23-25 tetor 2019.

Në këtë konferencë morën pjesë mbi 37 shefa të Mbrojtjes të shteteve evropiane, anëtare të NATO-s dhe shtete partnere të Kosovës. 

Konferenca e Shefave të Mbrojtjes u organizua nga Komanda e Ushtrisë Amerikane për Evropë  dhe kishte për tematikë „Gatishmërinë Strategjike“, në kontekst të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së gatishmërisë kolektive bazuar në sfidat aktuale të sigurisë në botë.

 Po ashtu temë  e kësaj konference ishte edhe  ndërveprimi ndërmjet shteteve anëtare të NATO-s si dhe aftësia për t’u adaptuar ndaj sfidave të sigurisë. 
 
Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, gjatë konferencës zhvilloi takime me shefin e Shtabit të Ushtrisë Amerikane gjeneralin James McConville dhe komandantin e Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjenerallejtënant Christopher Cavoli, si dhe me homologë të shumtë të shteteve mike.

 Komandanti i FSK-së, ndër të tjera në këtë konferencë ka thënë: „FSK-ja mbetet e përkushtuar në ndërtimin e aftësive të reja mbrojtëse sipas planit të tranzicionit, në mbështetje të plotë të partnerëve strategjikë, si dhe mbetet e përkushtuar në zhvillimin e kapaciteteve në të gjitha fushat me qëllim të ndërveprimit me partnerët strategjikë dhe me shtetet tjera partnere“.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 janar 2020

- Federata e Futbollit e Kosovës mban ligjëratë kundër kurdisjeve të ndeshjeve nga zyrtari për integritet në FFK. (Salla e kuqe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 12:00)