25 Prill 2024

Protesta kunder Presidentit Thaçi përfundon e qetë dhe pa incidente

Prishtinë, 29 shtator - Ashtu siç është bërë e ditur Policia e Kosovës (PK) me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme policore për mbarëvajtjen e protestës së paralajmëruar për sot në Prishtinë, për të garantuar rend, qetësi dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas protestës.

Protesta ka filluar diku rreth orës 14:00, fillimisht protestuesit janë tubuar tek Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, për të vazhduar më pastaj në drejtim të sheshit Skënderbeu, nga ku janë mbajtur edhe disa fjalime nga personalitete të ndryshme para protestuesve.

Për lëvizjen e lirë të protestuesve dhe qytetarëve, duke përfshirë edhe ri-drejtimin e trafikut përgjatë marshutës së protestuesve, në vazhdimësi janë kujdesur njësitet relevante policore të angazhuara sipas planit policor.

Vlen të potencohet se Policia e Kosovës përmes implementimit të planit policor, është kujdesur që në aspektin e sigurisë protesta të kalojë e qetë dhe pa incidente, një kontribut të madhe në këtë drejtim dhanë edhe vet qytetarët, të cilët treguan një kulturë të lartë duke protestuar në mënyrë të qetë.

Rreth orës 16:10 protestuesit kanë filluar të shpërndahen, protesta ka përfunduar e qetë dhe pa incidente, Policia e Kosovës beson në kulturën e lartë të qytetarëve dhe shpreson se kjo ditë, protestë të kaloj e qetë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)