26 Prill 2024

Prokuroria në Prizren ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të pozitës

Prizren, 1 nëntor - Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.N. ish - drejtor i Drejtorisë Komunale të Inspektorateve në Prizren, për shkak se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.  

Sipas aktakuzës, i pandehuri B.N. si person zyrtar me mosveprim duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, nuk e ka përmbushur detyrën zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë për personin tjetër apo që t’i shkaktoj dëm personit tjetër.

Në atë mënyrë që në cilësinë e ish - drejtorit të Drejtorisë Komunale të Inspektorateve në Prizren, nuk i ka siguruar kushtet për t’i ekzekutuar konkluzionet e lëshuara nga inspektorët e ndërtimtarisë, për rrënimin e detyrueshëm të mbindërtimeve dhe ndërtimeve të 4 objekteve hoteliere në afërsi të sheshit “Shatërvan” në Prizren, të ndërtuar pa leje apo në kundërshtim me lejet e dhëna, të gjitha këto të ndërtuara në Zonën e Parë të Qendrës Historike në Prizren, me ç‘rast është dëmtuar trashëgimia kulturore e arkitektonike e Qendrës Historike të Prizrenit si dhe për shkak të mos pagesës së detyrimeve, është dëmtuar buxheti i Komunës së Prizrenit për 36,143.00 Euro.

I pandehuri, kësodore ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)