20 Janar 2020

Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj H.K për keqpërdorim të pozitës

Prizren, 9 dhjetor - Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër H.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422  paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 nëparagrafi 2.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, e pandehura H.K., gjatë vitit 2018 në Prishtinë, në cilësinë e personit zyrtar duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbush detyrat e saj zyrtare, me qëllim që t’i shkaktoj dëm Komunës së Prizrenit, në atë mënyrë që në cilësinë e zyrtares ligjore pranë Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Prishtinë,  me datë 29.03.2018 merr vendim me të cilin shfuqizon aktvendimin e datës 21.03.2018 të Drejtorisë për Inspekcion të Ndërtimtarisë në Komunën e Prizrenit.

E pandehura H.K., gjatë vendosjes në shkallë të dytë me ankesë të palës nga Drejtoria e Inspekcionit dhe Urbanizmit të Komunës së Prizrenit, nuk kërkon shkresat dhe dokumentacionin e vendosjes në shkallë të parë lidhur me mosdhënie të lejes për ndërtim qytetarit L.M., me ç’rast  kishte për të ardhur në përfundim  se  në çështjen konkrete nuk ka pasur heshtje administrative rreth kërkesës për leje-ndërtim siç pretendon L.M., në padinë e kompensimit të dëmit lidhur me rrënimin e objektit pasi Komuna e Prizrenit -Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor me datë 30.08.2017 ka hudhur kërkesën për leje ndërtimore.

Kështu që, e pandehura me marrjen e një vendimi në shkallë të dytë e aprovon ankesën e L.M., dhe e kthen çështjen në rishqyrtim duke u bazuar vetëm në shkresat e palës e cila ka parashtruar ankesë, dhe kështu i mundëson L.M., në kontestin civil të kërkojë kompensimin e dëmit në shumë prej 70.000 euro për rrënim të objektit duke dëmtuar për këtë shumë Komunën e Prizrenit.

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se e pandehura H.K., ka përmbushur elementet e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që e pandehura të shpallet fajtore dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 janar 2020

- Me rastin e 14-vjetorit të vdekjes së Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova bëjnë homazhe te varri i tij. (Velani, ora 10:30) 

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj bën homazhe te varri i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në përvjetorin e vdekjes së tij. (Velani, ora 10:30)

- Anëtarë të Kryesisë së Lidhjes Demokratike vizitojnë Familjen Rugova. (Velani, ora 10:45)

- Qendra e Lëvizjes në Prishtinë mban konferencë për media në lidhje me projektet e ndërtimit në Liqenin e Badovcit. (Qendra e Lëvizjes në Prishtinë, ora 11:00)

- Prokuroria Themelore në Prizren mban konferencë për media ku do të prezantohet raporti i punës për vitin 2019 dhe objektivat e kësaj prokurorie për vitin 2020. (Zyra e Kryeprokurorit në Prokurorinë Themelore në Prizren, rruga William Walker, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës organizon Akademi Përkujtimore për Presidentin Historik Dr. Ibrahim Rugova. (Hotel Emerald, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë të Lidhjes Demokratike e Kosovës. (Selia e LDK-së, ora 14:00)

- Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosova organizon prezantimin e librit "Qyteti në Miniaturë". (Shkolla speciale për të verbër në Pejë, ora 14:00)