08 Maj 2024

Prokurori i Specializuar, Jack Smith, viziton Kosovën

Prishtinë, 30 tetor - Prokurori i Specializuar Xhek Smith po e viziton Kosovën për herë të parë për takime me zyrtarë ndërkombëtarë dhe kosovarë.

Gjatë vizitës, ndër të tjerë ai do të takohet me krerët e organizatave ndërkombëtare, përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së, ministrin e Drejtësisë së Kosovës, Abelard Tahiri, si dhe me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Drejtësisë.

Z. Smith u përzgjodh për postin e Prokurorit të Specializuar pas një procesi të organizuar nga Bashkimi Evropian dhe u emërua në këtë post nga shefja e Misionit të EULEX-it, Aleksandra Papadopulu (Alexandra Papadopoulou). Ai e filloi detyrën më 11 shtator.

Z. Smith është prokuror amerikan me përvojë në hetime politike të nivelit të lartë dhe në hetime penale ndërkombëtare.

Ai është pasardhës i Prokurorit të parë të Specializuar, David Shvendiman (David Schwendiman), më herët edhe Kryeprokuror i Task Forcës Hetimore Speciale, i cili e lëshoi detyrën në fund të marsit, pas përfundimit të mandatit të tij si zyrtar i Shërbimit të Jashtëm të Shteteve të Bashkuara.

Zyra e Prokurorit të Specializuar po heton krimet e pretenduara në Raportin e Këshillit të Evropës të vitit 2011 Trajtimi Ò«njerÑ‘zor i personave dhe trafikimi i paligjshëm i organeve njerëzore nÑ‘ Kosovë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)